Connect with us

Aktualitet

Rama i besoi postin e Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Nder dhe përgjegjësi për mua

Elisa Spiropali ka marrë zyrtarisht besimin për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, pas një periudhe në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Pasi Rama e largoi si kryeparlamentare, por i besoi drejtimin e diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë, ku shpreh mirënjohjen për besimin e marrë nga Kryeministri dhe Asambleja Socialiste, ndërsa e cilëson emërimin si një nder dhe një përgjegjësi të madhe.

Ajo thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është jo vetëm një objektiv politik, por një mision historik për vendin.

“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan ndër të tjera Spiropali.

Advertisement