Politike
Rama i del në mbrotje Xhaçkës/ Shpërthen Bardhi: Ditë e zezë për Shqipërinë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.
Politike
Djegia e mandatave, Basha zbardh prapaskenat e bujshme: Ja çfarë i thashë Kryemadhit
Lulzim Basha tregoi se çfarë ndodhi me djegien e mandateve dhe prapaskenat me LSI-në aso kohe.
Basha: Mediu kërkoi që djegie e mandateve të ishte e një formati tjetër. Ai kërkoi që të bëhej një deklaratë kolektive e deputetëve. Ai shqetësohej për presionin dhe të mos i dorëzohej çdo mekanizmi Edi Ramës. Sa i takon LSI-së situatë është ndryshe. Aso kohe i kam trajtuar me deferencën që i takon një partie me të drejtën e saj. I kam thënë kryemadhit se ky është një vendim që çdo parti e marr për vete. Nuk jeni të detyruar që ta merrni si vendim.
Faktikisht ajo bëri një konsultë dhe pas kësaj tha që do ta djegë vetëm ajo mandatin, jo deputetët e tjerë. Pastaj se çfarë ndodhi me djegien e mandatit të saj dhe bashkimin me PD-në për djegien e mandateve nuk e di. Rrathanat ishin të paprecedenta.
Kur u kapën me zë dhe figurë në skemat e pastra të vjedhjes së votave, prap se prap u bë gjithçka, një operacion kundër drejtësisë dhe medies pro atyre që duhet të ishin në burg. Padiskutim që nuk dha rezultatin që u mobilizua.
Politike
Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn
Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi janë të mendimit se vota për diasporën duhet të realizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se në takimin e Edi Ramës duhet të flitej për votën e diasporës. Sipas Shabanit, po votojnë të burgosurit dhe nuk po voton diasporës.
‘Duhej të flitej për votën e diasporës. Plus kishte marrë patronazhistë për ti dërguar në Athinë. Nëse votojnë shqiptarët e diasporës partitë e mëdha mund të bëhet të vogla. Pse nuk e duan, pse të marrësh njerëz me autobusë nga Tirana ndërkohë që mund të marrësh njerëz rrethe e qark Greqisë. Në një far mënyrë duhet të bësh politikë. Ka mungesë vullneti për votën e diasporës. Ai që hy në burg nuk voton më. Në Shqipëri ne ja çojmë kutinë e votimit ku ta keqe qendrën. po ishte shqiptar që shkon nga Shqipëri anë Greqi apo kudo tjetër ta heqin të drejtën e votës. Ky proces duhet të ecë para ky lloj diskriminimi duhet të marrë fund. Dyshime do të ketë sido që të jetë votimi. Duhet plotësuar kuadri ligjor. Ka 34 vjet, kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda.’- tha Shabani.
Ndërsa Korreshi se sa më shumë që zvarritet puna, aq më e pamundur do të jetë që të bëhet vota e emigrantëve.
‘Për PS jam i qartë, por jam shumë skeptik për mënyrën si është propozuar. Sa më shumë kalojnw ditët aq më e pamundur bëhet vota e emigrantëve. Sa më shumë kalojnë ditët dhe logjistiken se krijon dot. Propozimet që ka dhënë PS janë qesharake fare. Komplet reforma Zgjedhore, për mua është komplet një proces që ka dështuar.’- tha Korreshi.
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse do të bënte koalicion me Lulzim Bashën, Shabani tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe as nuk është diskutuar. Por shtoi Shabani beson se do të bashkëpunojë me lëvizjen e drejtuar nga Adriatik Lapaj si dhe me lëvizjen e drejtuar nga Arlind Qori.
‘S’ka pas ofertë as nuk është diskutuar. Besoj se në duhet të bashkëpunojmë Lëvizjen Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, që janë lëvizje të reja. Por përpiqemi të bëjmë një front të përbashkët të të rinjve përballë të vjetërve. Kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, në këtë pikë jemi duke bashkëpunuar që të formojmë një alternativë politike për të rinjtë përballë të vjetërve.’- tha Shabani.
Nga ana tjetër deputeti Saimir Korreshi, tha se do të surgjeronte të bënte koalicion edhe me socialistët e pakënaqur.
‘Jemi të hapur të bashkëpunojmë. Unë do të sugjeroja, duhet të bëjmë koalicion edhe me socialistët e pakënaqur. Për mua rikthimi i koalicioneve është jetik për opozitën dhe të gjitha partitë që janë në opozitë. Mospasja e një koalicioni humb të gjitha votat.’- tha Korreshi.
Politike
“Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur në kohën që unë kam qenë kryeministër”
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në mbledhjen e Komisionit për Politikën me Jashtë të kësaj force politike, ku është ndalur edhe tek raportet me Serbinë.
Sipas Metës, raportet me këtë shtet janë vendosur që në kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe jo me ardhjen e Ramës, që siç thekson Meta janë bërë më të rrezikshme.
“Partia e Lirisë- tha Ilir Meta, njeh vetëm procesin e Berlinit”, ndërsa theksoi se “marrëdhëniet me Serbinë nuk do të kenë asnjë pengesë”.
Sa i takon çështjes së Kosovë, Ilir Meta tha se “ne do respektojmë institucionet e Kosovës dhe vendimet e tyre”.
Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur në kohën që unë kam qenë kryeministër dhe me ikjen e Milloshevicit me një shpejtësi marramendëse, më ish kryeministrin e ndjerë Zoran Xhinxhiç, ish presidentin Tadiç dhe kështu me radhë.
Politike
“Rama në Athinë si shoku Enver në Moskë”, Roland Bejko: Po të isha emigrant…
Po të isha emigrant në Greqi edhe unë mund të isha pjesë e atij mitingu. Kështu u shpreh nënkryetari i PD-së Roland Bejko, në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, duke komentuar takimin e kryeministrit Rama në Athinë, ndikimin që do të ketë te shqiptarët dhe marrëdhëniet me shtetin helen.
“Kur vjen kryeministri i vendit tënd nuk ka rëndësi nëse je i majtë apo i djathtë. Kur je jashtë dhe aq më tepër emigrant në Greqi, pavarësisht mikpritjes së popullit grek, qeveritë greke nuk kanë qenë kaq të mirësjellja me shqiptarët sa populli grek. Shqiptarët janë ndjerë jo të integruar në jetën greke në të gjitha aspektet. Në këtë kontekst do ta duartrokisnin fjalimin me ngjyra patriotike në mes të Athinës. Si takimi i Ramës në Athinë ka bërë edhe Berisha në Shkup në 2012”.
Pikëpyetja që ngre Bejko është se çfarë do të përfitojnë shqiptarët dhe Shqipëria nga ky miting i kreut të qeverisë shqiptare në Athinë, pasi sipas tij Rama luajti dramën e tij për të marrë një mandat të katërt dhe dramën e shqiptarëve, ndërsa thekson se vizita do t’i shërbejë Belerit.
“Jemi në vit elektoral dhe Rama nuk është rishtar po konsumon mandatin e tretë dhe do marrë të katërtin dhe do të fokusohet te karta nacionaliste, me një turbo folk politik, se e di që shqiptarët janë në kërkim të identitetit të tyre prej vitesh. Për ne perëndimi është busulla dhe Rama do të luajë me këtë kartë i ndihmuar edhe nga fakti që opozita është e përçarë.
Mitingu i Ramës mund të ketë pasoja për emigrantët shqiptarë në Greqi, thotë Bejko. Sipas tij kryeministri duhet të kishte bashkëbiseduar me ta për çështjet që i shqetësonin dhe po kështu edhe me qeverinë greke.
Si shoku Enver në mbledhjen e 81 partive, marksistëve në Moskë edhe Edi Rama në Athinë u theu turinjtë grekëve, u kujtoi çështjen çame që revolucionin e fitoi nga Bubulina. Një kryeministër normal do shkonte te qeveria greke dhe do thoshte për negocim për ligjin e luftës. Situata nuk do të ndryshojë madje burokracia greke do t’ua vonojë kartat shqiptarëve për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar në Athinë kur ti u tregon fuqinë atyre, ata të kundërpërgjigjen. Mund të na përkeqësojë marrëdhëniet”.
Sipas tij, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë në këto momente janë në pikën më të keqe që nga viti 2000 dhe përgjegjësinë për këtë, sipas Bejkos e ka Rama, teksa sjell në vëmendje negociatat e 6 viteve me parë me Greqinë, që u la në mes pa asnjë shpjegim.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë në këto momente janë në pikën më të keqe të mundshme që nga viti 2000 e mbrapa. Rama kur mori pushtetin në 2013 ka thënë; zero probleme me fqinjët, ndërkohë që kemi probleme veçanërisht me Greqinë, por edhe Kosovën. Nuk është vetëm çështja Beleri. Në 3 mandate nuk ka një takim zyrtar në Greqi. Nuk i falet. Edhe Greqia nuk është në politikën e vjetër me theks nacionalist, ku kisha kishte ndikim të fortë në qeveri. ish-presidenti Papulias ka thënë që shekulli i ri do të jetë shekulli i shqiptarëve. Rama është përgjegjës në përkeqësimin e këtyre marrëdhënieve.
U zhvilluan negociatat ku caktoi negociator ish-ministrin e jashtëm Bushati, u realizua një paketë për çështjet. Rama prishi marrëveshjen se largoi ministrin e jashtëm. Paketa përmbante njohjen e dilemave për kufirin tokësor të Shqipërisë me Greqinë, çështjen e emigrantëve shqiptarë do të përshpejtoheshin procedurat për nënshtetësinë, lejet e punës, patentat ku emigrantët do të merrnin do trajtohej ligji i luftës dhe çështja e detit dhe një sërë çështjesh që u injoruan. Ishte një paketë shumë e mirë, Rama e la në mes këtë paketë”.
Politike
Rama në Greqi, Kulluri: Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës? Greqia priti shqiptarët e pangrënë dhe të paveshur…!
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë takimin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë.
Sipas tij, takimi ishte pa asnjë vlerë konkrete për emigrantët dhe vetëm shprehje e një nacionalizmi të kotë që nuk i shërben askujt, aq më pak marrëdhënieve me Greqinë.
“Nacionalizmi në Ballkan i shërben atyre fuqive që duan një Ballkan të destabilizuar. Kurti është nacionalist por nuk po zgjidh çështjen e pavarësisë.
Nacionalizmi është joshës, por nuk çon askund. Patriotizmi është vlera e vërtetë që të lidh me vendin. por kjo nuk është patriotizëm.
Kur Greqia i hapi dyert shqiptarëve, tha ndonjë faleminderit. Kush i priti shqiptarët e pangrënë, të paveshur në vitet ’90? Greqia.
Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës, se marrëdhënia me Greqinë është shumë komplekse dhe ti nuk mund të ngatërrosh Greqinë si një e tërë me elementë që kanë këtë pikëpamje të gabuar për Himarën. Ti po shkon po i bën sfidë Mitsotakis, po çfarë hyn Shqipëria këtu?
-
Pinknews13 hours ago
Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin
-
Kosova22 hours ago
Zbardhet prapaskena, pas kthimit nga Parisi dhe prova e tradhtisë ndaj Kosovës
-
Pinknews16 hours ago
‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin
-
Kronike17 hours ago
Emri/ E shtrirë në divan, gjendet e vdekur një grua në Tiranë
-
Kosova14 hours ago
Tërmeti 3.1 ballë godet Malishevën në Kosovë
-
DOSSIER21 hours ago
Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës dhe vra*sja nga Naim Zyberi me urdhër të Franc Konomit
-
Pinknews14 hours ago
Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur
-
Kronike12 hours ago
Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur