Connect with us

Politike

Rama kthen në tabelë qitje Suelën

• Vazhdon zhurma për shqiptarët që shkojnë në Britaninë e Madhe. • Edhe sot, mediat britanike e kanë nisur ditën me sulmet e rastit, duke nxjerrë sërish lajme për hyrjen e emigrantëve në territorin e tyre. • Pas mesazhit që dha dje anglisht, kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një intervistë me zë dh efigurë për prestigjozen “BBC”. • Në një mesazh drejtuar komentit të sekretares së Brendshme, Suella Braveman, Rama theksoi se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’ dhe një sjellë që ushqen ksenofobinë. • Por nuk është ndalur me kaq. • Rama ka ripostuar edhe një video të futbollistit shqiptar që luan për Chelsea, Armando Broja, i cili edhe pse nuk ka lidhje fare me çështjen është vendosur me shpatulla pas murit për emigrantët. • Me shumë etikë, Broja tha se ishte krenar për vendin e tij dhe nuk kishte lexuar asgjë në rrjet. • Megjithatë pavarësisht komenteve negative, sërish çështja e shqiptarëve, edhe pse nuk janë të vetmit, është kthyer në temë ditë, duke lënë në harresë luftën në Ukrainë, madje dhe krizën e rritjes së çmimeve.

‘Jam krenar që vij nga ai vend’/ Shkrimet për shqiptarët, Rama ndan videon e Brojës: Krenohemi me ty!

Suella Braveman, tabelë qitje! Rama e sulmon në BBC: Ndihem i

Armando Broja dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripostuar në rrjetin e tij social ‘Twitter’, deklaratën e futbollistit shqiptar Armando Broja, i cili luan me ‘Chelsean’. Në atë video, Broja dëgjohet të thotë se ka lexuar se çfarë është shkruar në media për shqiptarët që po emigrojnë drejt Britanisë së Madhe mirëpo pavarësisht çdo gjëje është krenar që është shqiptar. Rama shkruan se dhe Shqipëria është krenar për Brojën dhe për kontributin që ka dhënë në sport. Po ashtu, Rama shton se është turp për këdo që veçon komunitetin tonë duke kthyer në shënjestër të gjithë shqiptarët.

POSTIMI I RAMËS:

Krenar per ty Armando broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.

Komentet e Sekretares britanike për shqiptarët, Rama për BBC: Nxit ksenofobinë, jam i neveritur

Suella Braveman, tabelë qitje! Rama e sulmon në BBC: Ndihem i

Edi Rama

BRITANI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë komentet për shkrimet që po bëhen ndaj shqiptarëve vetëm në rrjetet sociale. Sot, ai ka dhënë një intervistë për BBC, ku akuzon Mbretërinë e Bashkuar se po përdor shqiptarët për të justifikuar “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin.

Rama u shpreh se komentet e Sekretares së Brendshme Suella Braverman këtë javë se Britania e Madhe po pushtohet kanë nxitur ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program,” tha Rama.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla. Braverman, e cila tha të hënën se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve ka akuzuar gjithashtu “shumë” shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”. Javën e kaluar, deputetëve iu tha se 12,000 shqiptarë kishin mbërritur në MB pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020.

Rama tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”. Ai tha: “Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”

Ky reagim i Ramës, shkruan BBC, vjen pas postimit në Twitter ku shkruante se Britania e Madhe po “diskriminon” shqiptarët për të shkëputur vëmendjen nga “dështimet e politikave”. I pyetur për këto komente, Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se donte një “marrëdhënie produktive” me Ramën.

“Por është gjithashtu e vërtetë që Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe shumica e njerëzve që vijnë nga Shqipëria janë meshkuj të rinj”, tha ai për ITV.

“Është një shembull i mirë i emigrantëve ekonomikë, të atij lloji që ne si vend duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të penguar”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Jenrick tha se qeveria po kërkonte të krijonte një “rrugë të porositur” për shqiptarët që rastet e tyre të imigracionit të dëgjoheshin më shpejt, në mënyrë që ata të mund të ktheheshin në Shqipëri nëse pretendimet e tyre ishin të pasuksesshme. Por duke folur në Sky Neës, Jenrick tha se Mbretëria e Bashkuar duhet t’u japë përparësi njerëzve në “rrezik të vërtetë”.

Në shkrimin për Ramën, BBC ka ndarë dhe një grafik që tregon se nga vijnë më së shumti emigrantët në Britani.

Rreth 7627 shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe në vitin deri në qershor, më shumë se dyfishi i një viti më parë. Shqiptarët kanë më pak gjasa për t’u dhënë azil sesa kombësitë e tjera, me normën aktuale në 53% krahasuar me 76% për kombësitë e tjera‘- vijon media britanike.

Suella Braveman, tabelë qitje! Rama e sulmon në BBC: Ndihem i

Prej kohësh, mediat britikanike dhe jo vetëm kanë vendosur në shënjestër shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Madje për disa kohë u konsiderua dhe ndërtimi i një kampi në Ruanda të Afrikës, ku do të çoheshin të gjithë ata që do të hynin ilegalisht në Angli. Tema e emigrantëve është përdorur gjërësisht në politikën britanike, ku shqiptarët konsiderohen si persona që shkojnë në Angli për të punuar në krimin e organizuar si “fermerë” në shtëpitë e barit.

EUROSTAT: Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Britani

Suella Braveman, tabelë qitje! Rama e sulmon në BBC: Ndihem i

Emigrante

Ndërsa emigracioni është një fenomen normal dhe i përhapur në të gjithë botën, në Shqipëri përmasat e tij janë aq të larta në raport me popullsinë dhe nivelin e zhvillimit ku ajo ndodhet, si një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, sa vendosin një rekord botëror.

Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (www.gov.uk), të përpunuara nga “Monitor” në raport me popullsinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar). Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian) dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Europian (shiko grafikun: Aplikimet për azil në raport me popullsinë, janar-korrik 2022).

Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).

Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën.

Gjeorgjia pa një rritje të ndjeshme të aplikimeve për azil pas pushtimit të Ukrainës, i cili ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar shtetasit e Gjeorgjisë të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, sipas zyrës së azilit të BE-së.

Në Siri, e cila prej një kohe të gjatë po vuan dhunën e luftës civile, sirianët largohen për shkak të dhunës (rreth 13 mijë fëmijë kanë humbur jetën apo janë plagosur), infrastruktura është në kolaps, sistemet shëndetësore, shkollat, ujësjellësit etj janë dëmtuar ose janë shkatërruar, sipas një raporti të World Vision.

Në Shqipëri, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të Eurostat, për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Vetëm për aplikimet në Bashkimin Europian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë, pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

Por, në 2022-n, ka një rritje shumë të lartë të aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, që e vendos Shqipërinë në krye të listës globale për kërkesat e larta për azil. Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752). Ndërsa në raport me popullsinë Shqipëria ka 2.6 aplikime për një mijë banorë, kundrejt Iranit, me 0.1 aplikim për një mijë banorë.

Numri i personave që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është më i lartë, por jo të gjithë kërkojnë azil. Mediat britanike raportojnë që 12,000 shtetas nga Shqipëria kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit përmes detit, ose 30% të totalit të hyrjeve me anije në vend. https://www.monitor.al/12-mije-shqiptare-kane-hyre-ilegalisht-ne-angli-kete-vit-alarmi-i-autoriteteve-britanike/

Duke përfshirë dhe hyrjet në Mbretërinë e Bashkuar, në total janë 14 mijë aplikime nga shqiptarët në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e parë të vitit.

Vala e re e emigrimit po shkakton probleme në gjetjen e fuqisë punëtore, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. https://www.monitor.al/bb-vala-e-re-e-emigracionit-e-te-rinjve-shqetesim-per-fuqine-punetore/

Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon./MONITOR

Advertisement