Connect with us

Politike

Rama vihet në lëvizje/ Mbërrin në Fier për takim me Asamblenë Socialiste, çfarë pritet?

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut.

Rama është shoqëruar edhe nga strukturat drejtuese lokale të partisë, teksa mbledhja zhvillohet edhe në prag të zgjedhjeve të 11 Majit dhe riorganizimit dhe mobilizimit të strukturave. Një ditë më parë kreu i Qeverisë zhvilloi edhe një takim me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës, në “Sheshin Skëndërbej”, pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Advertisement