Politike
Rama ndan pamjet pas aksionit për lirimin e hapësirave publike: Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Në rrjetin e tij Facebook Rama ka postuar një video ku shfaqet një çift që kurorëzon martesën në ambientet para kishës së Thethit. Më përpara në këtë vend ishin vendosur shtëpizat kjoska të cilat u shkatërruan gjatë një aksioni të IKMT.
“Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

