Aktualitet
Rama njofton konferencë për vrasjen e 25- vjeçarit, ju lutem të bashkohemi të gjithë
Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo në këtë faqe.
Ishte efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë. Ekzekutimi shkaktoi zemërim dhe protesta anëembanë Shqipërisë
Gjithsesi, kreu i qeverisë në Facebook, nuk shkruan vrasje, por vetëm “vdekje tragjike”.

