Connect with us

Politike

Rama: Nuk do rikthehen vizat për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta dhe thashetheme lajmet e ditëve të fundit se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.

Me anë të një postimi në twitter Rama shkruan se të gjithë e dinë se kujt i është hequr viza në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk ka asnjë gjasë që të vihen vizat për Shqipërinë.

Postimi i Ramës:

Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba

Advertisement