Politike
Rama për Open Ballkan: Jam me Vuçiçin dhe jo Kurtin
Rama: Ballkani i Hapur, pse na duhet? Nuk e përjashton Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit. Sa për ta ditur në këtë pikë kam të njëjtin mendim si presidenti serb Vuçiç dhe jo të njëjtin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk ka të bëjë me ngjyrat apo skuadrat. Sa për të qenit model, nuk e kuptova. Modeli i Shqipërisë janë mendjet e ndritura të Rilindjes, i të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe në mbarë botën. Nuk e meritojnë stigmën dhe stereotipin. Nuk duam të jemi dikush tjetër. Jemi shumë krenar që jemi shqiptarë. Sa i takon pyetjes për sulmin kibernetik. Po ishte sulm i organizuar dhe sponsorizuar nga Irani. I mbështetur në ekspertizë dhe hetim i Microsoft dhe agjensi të tjera. Konkluszioni ëhstë mbështetur në fakte. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk do të guxoja që të flisja me hamendësime dhe fantazi. Iu fola bazuar në fakte. Do të doja që ta ndreqnit. Gabimi i bërë me mirëbesim të mos shndërrohet në një mëkat të pafalëshëm të KE.