Connect with us

Politike

Rama po kërkon të mbrojë një krim shtetëror

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë!

Sot është shuar çdo iluzion që Kryeministri i Shqipërisë do të reflektonte qoftë edhe një milimetër të vetëm, në raport me të gjithë sjelljen kriminale dhe mashtruese të demonstruar në të gjithë këto ditë tragjike dhe që janë demonstruar anë e mbanë vendit.

Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sot qytetarët shqiptarë prisnin në mënyrën më normale dhe më korrekte, si detyrim kushtetues e shtetëror, që të gjithë ata që drejtojnë kupolën e policisë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të gjithë të tjerët me radhë, jo vetëm të ishin shkarkuar, me qenë se ndërgjegjen për të dhënë dorëheqjen nuk e kanë, por të ishin në duart e drejtësisë, të ishin në gjendje arresti, masë kjo që merret dhe për krime e vepra penale nga më minoret e që në mënyrë normale ndodh përditë në gjykatat e Shqipërisë.

Sot shqiptarët prisnin që mashtruesit dhe fshehësit e krimit shtetëror, ata që guxuan që të ndjerin Klodian Rasha në komunikatën e parë t’i atribuonin një armë për të justifikuar gjoja mbrojtjen e një shteti i cili vret pas shpine, pra qëllon pas shpine e tenton t’i lërë krimin në dorë viktimës së shkretë. E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër, mashtrues e kriminal kundër të ndjerit e kundra të gjithë shqiptarëve. E treta më e rëndë se e para, që i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike. Pra ishin gati ta vrisnin në mënyrë të njëpasnjëshme të riun 25 vjeçar, të cilin e ekzekutuan me plumba pas shpine, pak metra larg shtëpisë së tij. E në krye të gjithë kësaj alibie shtetërore është vetë Kryeministri, i interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, që klima e krimit shtetëror dhe terrori të mbizotërojnë në vend. E duke parë që kjo është krejtësisht e pamundur, merr përsipër që bashkëpunëtorët e tij në krim, t’i mbrojë me çdo kusht.

Para shqiptarëve ekziston një kryeministër mashtrues, demagog dhe për fat të keq i inkriminuar aq thellë, sa nuk ka guxim të ecë përpara. Ju sot dëgjuat që Kryeministri me gojën plot thotë që edhe sikur 500 mijë shqiptarë të dilnin, unë nuk e shkarkoj drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Por çfarë thotë ky njeri, kur është në opozitë, ky mashtrues dhe ky demagog? Po ua citoj fjalë për fjalë, pa lëvizur presjen, Edi Rama kur ishte në opozitë:  “Në rast se një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet, e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici përfundon pas hekurave. Kryeministri europian vërtetë dënon moralisht, dhunon dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit.” Edi Rama në opozitë u kërkon të tjerëve shkarkimin e të gjithë kupolës dhe ristrukturim, kurse Edi Rama në pushte edhe 500 mijë vetë po të dalin, nuk e shkarkojnë dot drejtorin.

Të nderuar qytetarë! Secili është sovran në zgjedhjen e tij, në shprehjen e vullnetit, në votën e tij, por asnjë shqiptar nuk thotë dot dhe nuk ka mundësi të thotë dot, që nuk ka përpara një mashtrues, një të inkriminuar dhe një njeri të bërë njësh me krimin shtetëror. Pasi, këto citime që u thashë çfarë thotë ky në opozitë e çfarë bën ky në maxhorancë, do të thotë që ky vetëm i mashtron e i poshtëron shqiptarët, e nuk preket që edhe t’i vrasë ata.

Krimi shtetëror nuk ka alibi. Drejtësia sot, a pak orë më pas, a pak ditë më pas, a pak javë më pas, është e pamundur të mos dalë. Të tërë ata që kanë iluzionin që do të fshihen pas potureve apo panolinave të Edi Ramës, gabojnë rëndë dhe vetëm rëndojnë shumë e më shumë pozitën e tyre. Drejtësia vonon, por nuk harron! Faleminderit të gjithëve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare. Escbar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Gabriel Escobar: “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”

Continue Reading

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Continue Reading

Politike

Argita Berisha Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen “Berisha” në Strasburg

Argita Berisha, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin njoftuar.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Berisha tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Berisha

Continue Reading
Advertisement

TRENDING