Politike
Rama: Shqipëria vizitohet nga 76 mijë turistë amerikanë
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se rreth 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë.
Postimi i Ramës:
Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.
Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.
76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;
E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.