Politike
Rama takohet me presidentin Zelensky, zbardhen detaje nga takimi
Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
‘Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelenskyy në Twitter.
In Moldova, on the sidelines of the second summit of the European Political Community, I met with Prime Minister of the Republic of Albania 🇦🇱 @ediramaal and Prime Minister of the Republic of North Macedonia 🇲🇰 @DKovachevski. I thanked the leaders for their consistent…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 1, 2023