Politike
Rama: Veliaj më i qeshur se unë, mos ma marrin më sysh
Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke iu pergjigjur indirekt zerave te opozites, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë.
“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata [opozita], Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama.