Connect with us

Aktualitet

Rama-Vuçiç, kushërinj në krim – Shkrim nga Enver Bytyçi | Editorial NTV.AL

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, iu desh të shkonte para disa ditësh në një forum në Athinë për të deklaruar se “shqiptarët dhe serbët janë kushërinj”! Kështu e nis opinionin e tij Profesor Doktor Enver Bytyçi në mediumin ‘Bota Sot’. Sipas tij, deklarata e kryeministrit shqiptar kishte shumë adresa. Adresa e parë ishte vetë Greqia, së cilës i bëhej me dije se “Qeveria greke nuk ka nevojë të adresojë njohjen e Kosovës, se kjo çështje “zgjidhet“ me marrëveshje midis “kushërinjsh“…dhe adresa e dytë ishte Uashingtoni. Mesazhi për SHBA ka të bëjë me një lloj garancie që Rama u jep partnerëve amerikanë se “Është ai dhe kushëriri (vëllau i tij binjak), Aleksandër Vuçiç që do ta sjellin paqen dhe stabilitetin ën Ballkan“! Sipas Bytyçit, pas këtij mesazhi Edi Rama kërkon garanci për të qëndruar në pushtet. Ai shkruan se “Të dy këtyre kushërinjve“ nuk u mjaftuan dhjetë vite në pushtet që ta garantonin paqen e stabilitetin, të cilin vetë e prishin me qëllim që ata të shihen si mesia! Por amerikanët mesa duket kanë vendosur që të dy “kushërinjtë“, shqiptari – vllah Edi Ramën dhe serbo-vllahu Aleksandër Vuçiç, t’i asoicojë së bashku në marrëdhënie kriminale. Profesor Bytyçi thotë se “Megjithëse kryeministri i Shqipërisë po përpiqet ta transferojë anti-amerikanizmin te Berisha dhe Meta gjatë fushatës elektorale, ai e di se pas 14 majit do të thirret në gjykatën amerikane për të dhënë llogari për krimin e korrupsionin me Mc Gonigal. “Amerikanët kanë mbajtur shënim gjithashtu qindra milionët e zotit Rama në emër të Olsit të investuara në SHBA. Por jo vetëm këto. Edhe qindra milionë dollarë të tjerë të familjes kryeministrore në zonat e bankat ofshore. Por, tërheq vëmendjen fakti se në të njëjtën ditë NATO godet planin mafioz të kryeministrit shqiptar për ndërtimin e Portit të ri në Portoromano të Durrësit, ndërkaq gazeta amerikane “New York Times“ shkruan për lidhjet kriminale të “kushëririt“ të tij, president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.” – shkruan Bytyci, I cili gjithashtu deklaroi: “Sipas kësaj gazete presidenti i Serbisë, së bashku me djalin e tij, Danilo, janë të implikuar në krime serioze dhe bashkëpunojnë me bandat kriminale serbe, si ajo e Veljko Belivuk. Vetë i akuzuari Belivuk kishte akuzuar presidentin serb dhe djalin e tij për implikime në vepra kriminale të llahtarshme. Janë shumë fakte, të cilat i sjell në vëmendje gazeta prestigjioze amerikane për Vuçiç,

Advertisement