Kosova
Raporti i DASH për Kosovën: Korrupsioni kufizon investimet nga jashtë
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e ri për “Klimën e Investimeve” në Kosovë për vitin 2023, ka shkruar se Investimet Direkte të Huaja në Kosovë “mbeten” të kufizuara për shkak të disa problemeve strukturore si “integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”.
Në këtë raport trajtohen edhe tensionet në veri të vendit si pasojë e marrëdhënieve të panormalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raporti e DASh mungesën e njohjes së Kosovës nga Serbia e sheh si problematike për vendin në një numër çështjet, e në këtë rast edhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme të biznesit.
“Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe fqinjët rajonalë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë ndër vendet që nuk e njohin shtetësinë e saj. Mungesa e njohjes gjithashtu e ekspozon Kosovën ndaj vështirësive delikate teknike në kryerjen e aktiviteteve të përditshme të biznesit” – thuhet në raportin e DASH