Connect with us

Bota

Rastet me koronavirus, Gjermania mund të hyjë në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori

Autoritetet në Gjermani po planifikojnë të vendosin masa të rrepta që nga 27 dhjetori.

Sipas mediave të huaja, nëse këto masa do të zbatohen, do të lejohen të punojnë vetëm supermarketet.

Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.

Deri të hënën Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me koronavirus, përfshirë 18,919 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, deklaroi dje kancelarja Merkel, teksa ju drejtua anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU).

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *