Connect with us

Shkrime

Rasti i bashkive shqiptare, ‘falimentim’ i tyre apo dështim i qeverisë

NGA AGRON HAXHIMALI

“Falimentimi” i disa bashkive është një term dhe debat i ri me të cilin shiptarët po ndeshen këtë vitë. Në këto 30 vite demokraci lokale pushteti vendor ka shënuar arritje dhe sfida, të mira dhe të këqija me të cilat kemi bashkëudhëtuar.

Por pas 30 vitesh kohë dhe investime në reforma për të cilat u është thënë publikut se janë nga më të suksesshmet, ajo që nuk duhet të ndodhte ishte së paku “falimentimi”.

Ndaj është pothuajse e paimagjinueshme të kemi bashki që përballen me falimentimin.

Por a falimenton një institucion publik siç është bashkia? “Një bashki nuk mund të falimentojë ligjërisht. Për shkak se është pjesë e shtetit, mbështetet nga shteti.”

Praktika e falimentimit të bashkive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

Sigurisht që ka raste të tilla këto 2-3 dekadat e fundit. Më së shumti “falimentimin e bashkive e ndeshim në SHBA sesa në Europë. Pse keshtu? Sepse shpenzimet bashkiake kontrollohen më rreptësisht në Europë sesa në SHBA. Por në të dy arsyet nëse bashkitë hyjnë në telashe financiare, qeveritë kombëtare janë gati t’i shpëtojnë ato. Situata të tilla kanë ndodhur në bashkinë e Nju Jorkut, ndërsa edhe Milani dhe Roma kanë shpallur moratoriume në borxhet e tyre për të përballaur “vështirësitë financiare”. Këto ishin ndoshta qytetet më të afërta europiane që kanë ardhur në gjendjen e “falimentit”.

Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë.

Që nga viti 2019 nga raportet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u vu re që nga 61 bashki, disa prej tyre (1/3) ishin në veshtirësi financiare. Këto vështirësi vinin kryesisht nga detyrimet e tyre ndaj palëve të treta, kryesisht për investime të kryera dhe jo të paguara, shërbime të realizuara dhe të mos paguara, blerje mallrash dhe mospagimi ofruesit, si dhe detyrime nga vendime të gjykatave (largime nga puna apo çështje tjera) që kanë vendosur bashkitë në detyrim për të paguar dëmin.

Por a është ky shkaku i “falimentimit” të këtyre bashkive, si: Vora, Kavaja apo ndonjë tjetër në vështirësi financiare? Në vitin 2015 borxhi i 61 bashkive të dala nga reforma territoriale ishte 12,1 miliardë lekë. Në fund të vitit 2021 borxhi i bashkive ishte 6,5 miliardë lekë dhe kjo ulje borxhi u quajt arritje me të drejtë dhe përkundrejt rritjes së borxhit nga qeveria qëndrore. Si kudo në botë edhe në Shqipëri ofrimi i shërbimeve është një nga mandatet kryesore të bashkive.

Por a e kanë realizuar vërtet këto bashki misionin dhe mandatin e tyre të dhënies së shërbimeve për qytetarët? Shifrat, faktet por dhe aktet flasin e dëshmojnë që ky mandat i shpërndarjes së shërbimeve në këto bashki, por jo vetëm është problematik. Këto bashki por dhe pjesa më e madhe e bashkive në vend nuk kanë një model të orientimit dhe zhvillimit ekonomik.

Ato janë pasuri, zgjidhje dhe shtytëse të zhvillimit ekonomik dhe social, dhe si të tilla duhet fuqishëm të kishin dhe të kenë pasi ju mungon, këndvështrimi dhe orientimi strategjik të një qeverisje vendore e cili duhet të ishte dhe mund të jetë:

  1. E orientuar nga biznesi, duke u fokusuar më shumë në zhvillimin e infrastrukturës së biznesit (pro-biznes).
  2. E orientuar drejt uljes së varfërisë, duke u fokusuar në uljen e papunësisë (pro të varfërve) qasja sociale.

Por ajo që vihet re dhe dëshmon pse kemi bashki drejt “falimentit” është se vetë bashkitë janë pa busull orientimi strategjik me së shumti ose janë në konfuzion mendimi dhe veprimi nga ana tyre.

Shifrat buxhetore tregojnë se bashkitë në tërësi, por dhe Vora e Kavaja e ndonjë tjetër drejt “falimentit” jetojnë me sindromin e varësisë dyfishe. Ato janë sot të varura nga buxheti i qeverisë nga njëra anë dhe nga pagesa e taksave dhe tarifave nga bizneset dhe qytetarët nga ana tjetër. Në këtë varësi dyfishe edhe përgjegjësia është e dyanëshme përsa i përket vështirësive financiare të bashkive.

Çfarë duhet të bënte qeveria për të shmangur “falimentimin”?

1-Në përputhje me kuadrin ligjor kushtetues dhe institucional, duhet të vendoste kufizime në shtrirjen dhe natyrën e veprimtarive ekonomike dhe investimeve të ndërmarra nga bashkitë, në kushtet e mungesës së mjeteve financiare dhe monitorim periodik.

2-Të përdorte instrumentet ekonomike të disponueshme lirshëm nga qeveria si psh. ndihma direkte, subvencione dhe pagesa të tjera. Kredi me norma interesi të reduktuara.

3-T’ju merrte përsipër borxhet e trashëguara këtyre bashkive etj.

Çfarë duhet të bënin vetë këto bashki por jo vetëm këto për të shmangur “falimentimin”

1-Të përmirësonin ofrimin e shërbimeve në mënyrë që konsumatorët e shërbimeve të inkurajohen të paguajnë për shërbimet dhe të jenë të gatshëm për ta bërë atë për bashkinë e tyre.

2-Bashkitë duhet të nisnin një fushatë edukative dhe ndërgjegjësuese në mesin e komuniteteve për t’u përballur me sindromën e dukshme të varësisë. Komunitetet duhet të binden se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve dhe jo vetëm qeveria, pasi vetëm subvencionet qeveritare nuk mund të mbahen për një kohë të gjatë.

3-Bashkitë duhet të kishin përdorur pronat e tyre per shitja ose dhënia me qira me kushte të favorshme,

4-Bashkitë duhet të riorganiziheshin brenda vetes në mënyrë të tillë që të ishin sa më shumë funksionale, efektive dhe efiçente ndaj shërbimeve dhe jo si vende punësimi, duke ulur ndjeshëm kostot dhe shpenzimet administrative.

Sot në 61 bashkitë, por edhe te këto me vështirësi serioze financiare kemi afërsisht këtë raport shpenzimesh. Nga 20-23% shkojnë për investime, 45% për personel dhe

31-33% për shpenzime operative.

Pra nëse bashkitë do të reduktonin psh. shpenzimet për personel le të themi me 10-15% atëherë këto kursime shkonin për shlyrje borxhi apo shërbimi që do të bindnin takasapuguesin të paguante shërbimin që i ofrohet nga bashkia.

Tani jemi para faktit me këto bashki, të cilat se kanë përmbushur mandatin e tyre dhe qeveria ka zgjedhur një rrugë që sipas saj bashkitë në këto telesha financiare do të kalojnë klasën. Kjo ka shumë paqartësi dhe ngelet për ty parë. Vendim për të dëguar administratorin është në proces.

Lidhja e “Falimentimit” me Administratorin nga qeveria ka realisht shumë disavantazhe, por ama ka dhe një avantazh të fortë.

Disavantazhet qëndrojnë te:

1-Rënia e reputacionit kushtetues të institucionit të bashkisë.

2-Rënie e reputacionit të të zgjedhurit vendor.

3-Koha e pafavorshme tani, kur pas pak muaj kemi zgjedhjet vendore dhe fatin bashkive e marrin në dorë qytetarët me votën e tyre.

4-Rënie e besimit të qytetarëve mbi institucionin e bashkisë.

5-Kristalizimi i mendimit se qeveria qëndrore ndërhyn dhe kontrollon çdo institucion edhe të pavarur.

Ndërsa avantazhi i vetem merr një rëndësi të madhe, pasi kjo praktikë që urojmë mos të ndodhi dhe përseritet, do të shërbejë si mësim për kryetarin, këshillin bashkiak dhe të gjithë aktorët dhe institucionet që kanë përgjegjësi në zinxhirin e disiplinës financiare.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *