Pinknews
Reagon Melisa pas sherrit me Sindin në “PërPuthen”: Nuk e le për një kafe, por për dy…
Situata u acarua jo pak ditën e djeshme në “PërPuthen”, mes Melisës dhe Sindit, ku kjo e fundit i tha Melisës se “e jep për një kafe”.
Kjo bëri që Melisa të largohej nga studio ditën e djeshme, ndërsa në puntatën e sotme, ajo thotë se preferoi të ikte në mënyrë që të qetësohej dhe të shmangte reagime të papëlqyeshme në studio.
Ajo shtoi se situatën do ta lejojë të kalojë me shaka, ndërsa tha: “Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy”
“Isha shumë e acaruar dhe preferova të largohesha. Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy, po e le të kalojë me shaka. E teprova, por preferova më mirë të dilja se sa të shpërtheja këtu”, tha Melisa.