Kosova
Refuzoi të paraqitet si Berisha/ Gjykata lëshoi urdhër-paraqitjeje, a do shkojë Kurti nesër në Prokurorinë Speciale?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministrin Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars duke filluar nga ora 10:00. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e zëdhënëses së Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi. Ajo ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për të dëshmuar, duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale. Mirëpo pikërisht të premten kryeministri Kurti përmes një letre të dërguar tha se nuk kanë ndërmend ta respektojë thirrjen e organit të akuzës.Mbetet të shihet se a do të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale, kryeministri Kurti?

