Connect with us

Kosova

Rekord i ri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar 963 raste të reja me COVID-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër i personave të infektuar ka rezultuar pas 2,056 testimeve të kryera.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, ndërkaq 177 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirus.

Prishtina edhe më tej prin me numrin më të madh të rasteve, 347 sosh.

Në 8 muajt e fundit në Kosovë janë testuar gjithsejt 115.794 persona, nga të cilët pozitivë kanë rezultuar 27,851, ndërkaq 797 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Dhjetë mijë e 192 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me këtë virus.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë, do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *