Connect with us

Aktualitet

Resuli: Çmimi i qumështit në qiell, në Gjermani shitet më lirë

 Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli shprehet se çmimi i qumështit për konsumatorin vazhdon të rritet edhe pse që prej muajt prill 2023, qumështi i blektorëve është ulur nga 10/15 lek/liter. Teksa bën një krahasim me çmimin e qumshtit në Gjermani, i cil shitet më lirë, Resuli shprehet se në vendin tonë prodhimi i këtij produkti nuk është as i sigurt.

SHKRIMI I PLOTË:

A thua fajin ta kenë blegtorët!?

Edhe pse që prej muajt prill 2023, qumeshti i blektorëve është ulur nga 10/15 lek/liter, çmimi i qumështit për konsumatorin vazhdon të jetë në qiell. Edhe pse nuk po perjetohet asnje krize … pasi nafta është në rënie, gazi në rënie, qumështi fermerit – me dhunë – në rënie, euro per lendet e para që vin nga jashtë ne renie , për konsumatorin qumeshti në supermarket vazhdon të jetë vetëm në rritje.

Denar Biba, di gjë pse fabrikat e përpunimit të qumështit e ulen çmimin e qumështit të fermerëve në mënyrë të sinkronizuar ne muajin prillë? Po qumështi në raftet e supermarkeve në Shqipëri pse është më shtrenjtë se ai në Gjermani? Thua vallë të jetë rritur standardi i jetesës së Shqipërisë më shumë se ai i Gjermanisë!? Edhe një pyetje Autoriteti Kombetar i Ushqimit : a është e sigurt që po na shitet qumesht???

Advertisement