Sport
Rey Manaj kundër rrymës
Shqipëria barazoi kundër Islandës dhe e mbylli në vendin e tretë në Nations League, por mbetet në Ligën B pas përjashtimit të Rusisë.
Ndaj futbollistëve të kombëtares sonë ka pasur shumë kritika, sikurse edhe ndaj trajnerit italian Edy Reja.
Për këtë të fundit ka mbajtur një qëndrim pro sulmuesi Rey Manaj, i cili në rrjetet sociale ka shkuar se “Reja është më i miri”.
Tekniku ka kontratë me FSHF-në deri në nëntor dhe pritet të bisedohet për të ardhmen. Shanset janë që të mos ketë rinovim.