Politike
‘Rilind qendra e artit “Vaçe Zela” në Lushnjë’/ Rama:Hapësirë e re kulturore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga puna drejt përfundimit të rikonstruksionit të Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në qytetin e Lushnjës, një investim që i jep frymë të re jetës kulturore të zonës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap tjetër në rrugën e rilindjes urbane dhe kulturore, duke theksuar rëndësinë që ka rikthimi i hapësirave dinjitoze për artin dhe komunitetin.
“Dhe me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë”, shkroi Kryeministri, duke shoqëruar postimin me fotografi të ambienteve të restauruara.

