Connect with us

Aktualitet

Risia në mjekësi/ Realizohet nga mjeku durrsak Rudin Domi dhe Gentian Huti

Shqipëria është sot është në një situatë krize sa i takon sistemit shëndetësor, ku plaga me e madhe është “hemorragjia” e mjekëve dhe infermierëve.

Vendi figuron anemik për mjekë e infermierë për numrin më të vogël në rajon të mjekëve, konkretisht një mjek për një mijë banorë.

Bluzat e bardha të zhgënjyer nga politikat e ndjekura dhe të demoralizuar nga kushtet e punës, kanë zgjedhur të ikin, si të vetmen alternative për rritje profesionale dhe stabilitet financiar.

Megjithatë, pavarësisht një konteksti jo pak të zymtë, Shqipëria ka fatin të ketë ende një plejadë mjekësh dhe personeli mjekësor që jetojnë të përditshmen e tyre profesionale duke u bazuar në parimet e humanizmit.

Një shembull pozitiv është ai i dy mjekëve anestezistë, durrsaku Rudin Domi, mjek Anestezist-Reanimator njëkohësisht pedagog i lëndës Anestezi-Reanimacion në Fakultetin e Mjekesisë dhe Dr. Gentian Huti, Shef i Departamentit të Anestezi-Terapi Intensive në Spitalin Amerikan 3, të cilët kanë aplikuar përdorimin e anestezisë epidurale në kardiokirurgji, ku pacientët mund të qëndrojnë zgjuar gjatë operacionit.

Kjo ështe një risi për Shqipërinë teksa pak qendra në botë bëjnë procedura dhe teknika të tilla anestezie me këtë shkallë vështirësie. Zakonisht operacionet e zemrës bëhen me anestezi të përgjithshme.

Ata tregohen modestë, por në fakt realizimi me shumë sukses i këtyre ndërhyrjeve, i ka bërë të njohur dhe të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

Dr. Gentian Huti dhe Prof. Rudin Domi janë ftuar në kongrese ndërkombëtare për të mbajtur leksione mbi metodat e tyre të avancuara në realizimin e operacioneve në kardiokirugji.

I fundit ishte ai i zhvilluar në Bosnje – Hercegovinë me 20-23 tetor.

Prof. Domi në këtë event ka referuar edhe për anestezinë në neurokirurgjinë pediatrike duke pasqyruar edhe eksperiencën e tij në këtë fushë shumë të veçantë dhe plot sfida.

Advertisement