Bota
Rriten shpresat për marrëveshje për Brexit
oris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, ranë dakord në një thirrje “konstruktive” të Dielën për të “shkuar më tej” për një marrëveshje pasi të dy palët raportuan përparim në negociatat tregtare.
Por nuk u caktua asnjë afat për përfundimin e bisedimeve, të cilat zyrtarët britanikë pranojnë se mund të zgjaten deri në Krishtlindje. Duhet arritur një dakordësi para se marrëveshja e tranzicionit e Britanisë të përfundojë më 1 janar.
“Kemi kohë në anën tonë për të ratifikuar – ne mund të negociojmë deri në Krishtlindje,” tha një zyrtar i lartë britanik. Diplomatët e BE konfirmuan se bisedimet nuk do të “përfundonin në një ose dy ditë” ndërsa debati do të vijonte.
Deputetët britanikë janë njoftuar që të jenë gati në javën para Krishtlindjes për të kaluar legjislacionin e nevojshëm për të miratuar një marrëveshje, ndërsa Parlamenti Europian është gjithashtu i gatshëm të mbajtur për një seancë urgjente.
Zyrtarët e BE-së pranuan se kishte pasur përparim në bisedime, duke e përshkruar si “avancim në të gjitha frontet”, megjithëse Z. Johnson paralajmëroi se mosmarrëveshja ishte ende rezultati “më i mundshëm”.
Njerëzit të informuar për negociatat thanë se të dyja palët jane duke përparuar në diskutimet për ruajtjen e barazisë ndërmjet kompanive britanike dhe europiane edhe kur rregullat e BE dhe MB në fusha të tilla si ligji mjedisor, mund të ndryshojnë në vitet e ardhshme.
Brukseli ka hedhur idenë e një sistemi që do të lejojë secilën palë të kërkojë konsultime dhe në fund të fundit të vendosë tarifa nëse shqetësohet se kompanitë e tij do të viheshin në disavantazh konkurrues. Ndërkohë që mbeten ende debate për ndarjen e zonave të peshkimit.
Monitor/