Sport
Sa përfitojnë kombëtaret në Botërorin e Katarit
Gjithçka është gati për nisjen e Botërorit, i cili do të përcaktojë kampionin e ri të botës pas Francës, e cila doli fituese nga edicioni i 2018-ës në Rusi.
Krahas rezultatit prestigjioz sportiv, federatat po shikojnë me interes edhe çmimet që FIFA do të ndajë për pjesëmarrjen në event. Siç raportohet në raportin vjetor të “FIFA 2020”, çmimi i parave për Kupën e Botës që do të luhet në Katar do të arrijë në 440 milionë dollarë (pak mbi 425 milionë euro, sipas kursit aktual të këmbimit).
Kjo shifër do të shpërndahet proporcionalisht ndërmjet ekipeve kombëtare pjesëmarrëse, në bazë të rezultateve që do të mund të arrijnë në garë. Çdo kombëtare do të marrë 1.5 milionë dollarë para fillimit të kompeticionit, si shumë për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes për Botërorin.
Më pas, ata që nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve, pra skuadrat e klasifikuara nga vendi i 17-të në 32-të, do të marrin 9 milionë dollarë. Midis bonusit fillestar dhe kësaj shifre, shuma minimale për çdo kombëtare do të jetë e barabartë me 10.5 milionë dollarë.
Shifra përfundimtare rritet me kalimin e raundeve, duke shkuar nga 13 milionë për çdo kombëtare të eliminuar në 1/16 deri në 42 milionë dollarë (43.5 milionë duke marrë parasysh bonusin për të mbuluar kostot) për ata që do të kurorëzohen kampionë të botës.
Më poshtë, të gjitha shifrat që do të grumbullojnë kombëtaret, të ndara me çdo raund të kompeticionit në të cilin do të eliminohen:
Vendi i 17-të deri i 32-ti: 144 milionë dollarë (9 milionë dollarë për ekip)
Vendi i 9-të deri te i 16-ti: 104 milionë dollarë (13 milionë dollarë për ekip)
Vendi i 5-të deri te i 8-ti: 68 milionë dollarë (17 milionë dollarë për ekip)
Vendi i katërt: 25 milionë dollarë
Vendi i tretë: 27 milionë dollarë
Vendi i dytë: 30 milionë dollarë
Vendi i parë: 42 milionë dollarë