Politike
Salianji: SPAK të mos ndalet tek dera e dy njerëzve më të pushtetshëm në vend
“SPAK të mos ndalet tek dera e dy njerëzve më të pushtetshëm në vend”, Salianji nga Gjirokastra: Milionat e eurove shkojnë tek personat me rekorde kriminale
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjirokastra tha se kjo qeveri është e zhytur në zullume dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për personat me rekorde kriminale. Salianji u shpreh drejtoritë dhe ministritë me buxhetin më të madh kanë dalë zbuluar para qytetarëve.
Ai solli shembullin e kryetarit të bashkisë Libohovë, të cilin SPAK e mori të pandehur për trafik droge.
Fjalimi i plotë:
E fundbotshme është gjendja e korrupsionit në vend.
Nëse do na duhet ta përshkruajmë situatën që po kalon vendi, do na vinte në ndihmë patjetër patriarku i letrave, gjeniu i këtij qyteti, Ismail Kadare.
Ka ai një cilësim për mbrapshtitë, për zezonat. I quan disa dukuri, ose zhvillime, si të fundbotshme.
E fundbotshme është gjendja e korrupsionit në vend.
Kemi dy qendrat më të mëdha të pushtetit, dy instancat më vendimmarrëse, me buxhetin e krejt republikës, qeveria dhe bashkia e Tiranës, që kanë dalë zbuluar, lakuriq në sytë e publikut si të zhytura thellë në abuzim e zhvatje të parave të taksapaguesve më të varfër në rajon e në Europë.
Aferat qindramilionë euroshe në shëndetësi, tek inceneratorët, apo te rrugët, janë një çështje shumë serioze që i përkasin të gjithëve. Nuk janë punë të brendshme të një grupi njerëzish, aspak.
Edhe një blegtor në Lunxhëri, dhe një guidë në Qaze të Pazarit, një bar i vogël aty, një shitës në treg, një taksist në Antigone, të gjithë japin një kontribut për arkën e shtetit, për ekonominë, për buxhetin. Zullumi, vjedhja, hajdutëria, rënia si ujku këtij buxheti, është futje dorë pikërisht tek secili prej jush, tek çdo shqiptar. Në çdo përfitim, në çdo pasurim të padrejtë të një qeveritari, është një e drejtë e mohuar për të pasur më shumë rrugë, më shumë shkolla, më shumë kopshte, pensione e paga më të larta, ndihmë ekonomike më dinjitoze. Paratë e vjedhura nga rilindja, janë para të munguara për shqiptarët. Ndaluni për një moment, dhe numëroni pak.
Sa ministra, drejtorë, kryetarë bashkie të Edi Ramës janë kapur në krim, në shpërdorim, në përvetësim fondesh? Nuk i numëron dot, janë pafund.
Vetëm se këtu ka një moment të rendësishëm. Ne kemi votuar dhe kemi sjellë si Opozitë konsensusin më të madh ndonjëherë për drejtësinë e re, pikërisht që të vijë dita që SPAK të mos ndalet tek dera e dy njerëzve më të pushtetshëm në vend. Por të hapë derën e të hyjë aty, pikërisht atu ku është burimi i zullumit.
Provat tani kanë dalë sheshit. Kush është pra pengesa, na e thoni të nderuar zotërinj të SPAK.
Sot të dashur miq, është një ditë e veçantë. Mesazhi që vjen nga Pashkët Katolike është se njohja e të mirës dhe të keqes, e të drejtës dhe të gabuarës, e errësirës dhe dritës, bëhet më e lehtë. Zgjedhja është e qartë.
Nuk do të vonojë shumë dita kur shqiptarët do ta marrin këtë vendim. Do të kenë në dorë ti heqin vendit dhe vetes së tyre një barrë të madhe që e mbajnë në kurriz prej 11 vitesh.
Me largimin e Edi Ramës dhe të tijve, hapet rruga për një rend të ri politik e shoqëror. Çlirohet energjia e kyçur deri më sot. Hapen shanset që janë mbajtur deri tani të mbyllura.
Krijohen kushtet e shanset e barabarta. Bien kastat e korruptuara që janë të interesuara të ruajnë këtë statuskuo të privilegjeve.
Dhe i hapet dera edhe SPAK dhe drejtësisë së re, që të mos qendrojë në paradhomë, por të shkojë tek koka, aty ku qelbet peshku.
Kjo ditë nuk është as e largët, as e pamundur.
Sa më shumë afron, aq më shumë ja shton sfidat opozitës, ne demokratëve.
Bashkimi ynë ka krijuar një momentum, ka nxitur një frymë. Po këto sythe që të shpërthejnë, kërkojnë më shumë nga ne. Mbi të gjitha, cilësi e integritet. Duhet të bëjmë gjithçka, pa kompromis, me çdo sakrificë për të thyer skepticizmin shpesh të pashkak e të paarsyeshëm ndaj nesh. Gjithçka duhet të bëjmë për të fituar besimin.
Rama ka rënë, si sistem, si kulturë, si mekanizëm.
Ne duhet të ngrihemi në lartësinë që sjell jo vetëm rrotacion, por sidomos ndryshim. Ndryshimin që të gjithë duan, ndryshim që sjell një vend ku respektohen të drejtat e liritë, ku dinjiteti njerëzor është i çmuar e i barabartë si në bllok në Tiranë, si në Gjirokstër, ku rinia ecën para vrullshëm me ide e sipërmarrje që përkrahen e stimulohen nga shteti, ku universiteti zien nga kërkimet, ku biznesi nuk ka frikë nga taksidari, ku askush nuk duhet të ketë më frikë nga pushteti, përpos keqbërësve dhe kriminelëve.
Nuk është e pamundur të dashur miq. Kjo mund të ndodhë, dhe jam i bindur se do të ndodhë.
Thirrja e Iftarit për lutje (Athan) bëri jehonë nëpër xhaminë historike Umajad në Aleppo për herë të parë të shtunën (30 mars) që kur forcat qeveritare siriane rimorën kontrollin e Aleppos lindore dhe të vjetër. Kjo ngjarje e rëndësishme shënoi një rikthim simbolik në normalitet për banorët e qytetit, të cilët kanë duruar vite të tëra konflikti dhe shkatërrimi. Duke e shtuar frymën e bashkimit, në xhami u organizua një iftar masiv, i cili mblodhi së bashku 1400 njerëz nga prejardhje dhe zona të ndryshme të Aleppos. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për restaurim, komuniteti u bashkua për të prishur agjërimin në oborrin e xhamisë, i rrethuar nga mbetjet e së kaluarës që po ruhen me përpikëri dhe po rikthehen në lavdinë e dikurshme.
Pamja e gurëve të dëmtuar, të numëruar me kujdes dhe të arkivuar për rindërtim, shërbeu si një kujtesë prekëse e xhamisë më të famshme të qytetit. Ndërsa lutjet mbushnin ajrin dhe aroma e pjatave tradicionale përhapej në oborr, një ndjenjë shprese dhe solidariteti përshkonte atmosferën, duke sinjalizuar një kapitull të ri shërimi dhe rinovimi për Alepon. Luftimet në Aleppo përfunduan në dhjetor 2016 kur ushtria siriane, e mbështetur nga avionët rusë dhe milicitë shiite të mbështetur nga Irani, pushtoi sektorin rebel pas muajsh rrethimi dhe bombardimesh. Konflikti i Sirisë, i cili filloi në vitin 2011, ka vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre. Alepo ishte i ndarë për vite me radhë midis zonave të mbajtura nga qeveria dhe rebelët, dhe një pjesë e qendrës së tij historike u shkatërruan.
Minarja e xhamisë dhe tregjet e mbuluara që rrethonin xhaminë u shkatërruan në betejat midis ushtrisë siriane dhe luftëtarëve rebelë në vitin 2012 dhe 2013, por pavarësisht dëmeve të mëdha, pjesa më e madhe e xhamisë ka mbijetuar. Një e treta e xhamisë u shkatërrua plotësisht dhe autoritetet siriane kanë marrë ndihmë financiare nga qeveria çeçene për rindërtimin.