Connect with us

Politike

Samiti në Shkup, Edi Rama: Hap i madh, për të qenë pranë Bashkimit Europian

Shkup – Mesazhi në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së. Në fjalën e tij në hyrje të takimit, kryeministri tha se takimi është tepër i rëndësishëm për hapat që rajoni duhet të ndërmarrë për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë theksoi se vendet e Ballkani duhet të vendosin interesin e qytetarëve të parin dhe të lënë në plan të dytë historinë.

“Ky është një takim i rëndësishëm pasi jemi këtu liderët e Ballkanit së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për hapat e mëdha që duhet të ndërmarrim për t’u bashkuar dhe afruar sa më shumë me Bashkimin Europian.

Është një plan për zhvillimin dhe integrimin në tregun evropian dhe kjo deri më sot ka qenë e pamundur për ne, dhe e mundur vetëm për vendet që janë pjesë e BE-së. Ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi që nuk duhet t’a humbim dhe është e rëndësishme që sot jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku. Ne duhet të kemi prioritet nevojat e qytetarët në fillim dhe ta lëmë historinë tonë për më pas. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë në kohë që në muajt e ardhshëm të përcaktojmë se si do të duken vendet tona në fund të kësaj dekade”, ka thënë Rama në një fjalim të shkurtër të mbajtur para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.

Politike

Beleri: Askush s’e do integrimin e Shqipërisë në BE më shumë se unë

“As unë, as Greqia nuk e kemi si qëllim dëmtimin e interesave të Shqipërisë dhe perspektivën e saj europiane”. Kështu është shprehur Fredi Beleri, i sapozgjedhur eurodeputet, kryebashkiak po ashtu i zgjedhur i Himarës, por i dënuar në shkallën e parë me dy vite burg me akuzën e blerjes së votave.

Në një intervistë telefonike nga burgu për Reuters, Fredi Beleri kërkon lirimin e tij, duke e konsideruar vendimin të padrejtë: “As unë dhe besoj as qeveria greke nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë pranimin e ndonjë vendi. Por, një Shqipëri që është anëtare e BE-së, por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket familjes europiane. Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë. Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himarës dhe populli grek”.

Beleri, i arrestuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 2023-shit, pritet të dalë në Gjykatën e Apelit të premten, ku ka ankimuar vendimin e dënimit për korrupsion zgjedhor. Ai vazhdon t’i cilësojë veprimet e drejtësisë ndaj tij të motivuara nga politika: “Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im. Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër. Shqipëria nuk mund të sillet si një vend joeuropian”.

Rasti i Belerit ka acaruar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinjëve ballkanikë, lidhjet e të cilëve shpesh janë acaruar për shkak të dallimeve kulturore dhe historike, si dhe emigrantëve të shumtë shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Pasi Beleri u burgos vitin e kaluar, Greqia kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe lejimin e tij të betohej si kryebashkiak, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas qeverisë Mitsotakis, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e një kryebashkiaku të zgjedhur dhe se aderimi i saj në BE varet nga respektimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Politike

Rudina Hajdari kundër Berishës: Koha të largohet, të hapet PD dhe të…

Pas marrjes së vulës, Partia Demokratike ka një tjetër betejë më të madhe atë të hapjes së garës së ndershme në parti dhe rikthimin e figurave dhe një lidership të ri. Kështu u shpreh Rudina Hajdari në studion e Ditarit me Bruna Çfligun në A2 CNN, një ditë pasi gjykata e Apelit vendosi t’ia kalojë vulën e PD-së Sali Berishës. Duke i njohur meritat liderit historik të PD-së për fitoren e kësaj beteje, Hajdari thotë se është koha që ai të largohet dhe kjo parti të reformohet për të synuar zgjedhjet e ardhshme.

“Me fitimin e kësaj beteje PD ka një betejë tjetër, që është një lidership të ri të PD. një hapje të re të vërtetë të PD rikthim të shumë njerëzve dhe rikthim të figurave të reja. Unë mendoj që zoti Berisha fitoi një betejë shumë të madhe me rikthimin e vulës së PD, ishte dhe beteja e tij dhe shumë demokratëve të tjerë që treguan përkrahje për Rithemelimin, por ajo që pengon zoti Berisha janë dy gjëra; e para që ka kryer ciklin e tij. Ai do të jetë gjithmonë udhëheqësi shpirtëror i PD, por PD siç ka një të shkuar ka dhe një të ardhme dhe duke qenë se e ardhmja e PD duhet të jetë moderne dhe me figura të reja gjatë kësaj kohe të reformimit të PD. Duhet të bëjmë çka është mundur që të ringrejmë atë PD që të thithë atë elektoratin gri. Synimi duhet të jetë të fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Për momentin ajo thotë se nuk e shikon këtë frymë në PD, por apelon që kjo forcë politike të shohë drejt 30 viteve të ardhshme. Ajo i bën thirrje Berishës që të hapë garën reale në PD për lidershipin e ri, pa njerëz të deleguar prej tij, pasi kjo, thekson Hajdari, do të ishte vdekje përfundimtare për PD-në.

“Nuk e shoh këtë frymë hapje në PD për momentin dhe është një gjë që duhet prekur e diskutuar dhe Berisha me vizionin e mençurinë e tij duhet të kuptojë që e ka përmbushur misionin e tij, ia ka çuar nderin në vend PD-së, duke i rikthyer vulën e simbolin PD. Është koha që PD të shohë drejt të ardhmes, për 30 vitet e ardhshme, por dhe 9 muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm dhe ai duhet të shpalosë vizionin dhe misionin e tij për lidershipin e ri. Duhet  të mbledhë kongresin e PD, të ketë zgjedhje të reja, të promovojë garën reale në PD. Nuk duhet të ketë garë të manipulueshme. Nëse do të kemi njerëz të deleguar nga Berisha në krye të PD kjo do të jetë një vdekje përfundimtare për PD. Ky është një moment kyç për PD dhe do e forcojmë dhe do të jetë konkurruese në zgjedhjet e ardhshme”.

Shpalljen non grata nga SHBA, Hadari e konsideron një problem personal të Sali Berishës, të cilin duhet ta zgjidhë përmes gjykatave. Ndërsa dëmin më të madh PD-së sipas saj ia ka bërë Lulzim Basha.

“Berisha ka një problem personal që lidhet me SHBA, dhe ai duhet ta zgjidhë përmes gjykatave, avokatëve dhe padyshim si kryetar i PD ai ndikon në marrëdhëniet tona dhe në qasjen e PD në publik. E bën më pak të besueshëm lidershipin. Berisha ka rolin e tij në PD, çdo ditë ka njerëz që e konsiderojnë si udhëheqës shpirtëror. Duhet të përballet vetë. Nëse do të isha në vendin e tij nuk do ta lejoja të ndikonte në PD, shpeshherë ka ndikuar. Berisha duhet ta zgjidhë me SHBA dhe kjo mund të ndodhë që të ndryshojë në të ardhmen. Është çështje personale e Berishës. Ajo që dëmtoi më shumë PD-në është lëvizja e Bashës që copëzoi partinë. Zotit Basha nuk i takonte në atë formë,  ishte thikë pas shpine”.

E pyetur nëse i beson drejtësisë, Hajdari tha se nuk duhet hedhur baltë mbi këto institucione, ndërsa theksoi se ditët kur politika ndikonte mbi gjyqësorin kanë ikur.

“Nuk duhet hedhur baltë mbi gjykatën kur nuk je dakord dhe kur je dakord ta mbështetësh. Dhe gjykatat janë të ndara ka njerëz që janë vënë në pikëpyetje nga mënyra si janë promovuar. Ne jemi duke mbyllur ciklin e reformës në drejtësi. Unë e mbështes si institucion SPAK-un, padyshim që nuk është perfekt, por duhet ta lëmë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe ne si politikanë të bëjmë rrugën tonë që mos ndikojmë në gjykim apo të hedhim baltë mbi drejtësinë. Do ketë ndikim, por ditët e gjykatave të atëhershme kanë ikur dh politika nuk është më aq ndikuese”.

Dhe mesazhi i fundit që Hajdari ka për Partinë Demokratike është: “Sot është momenti të kthehemi në gjirin e partisë, por zgjidhja nuk është thjesht denoncimi i akteve që bën qeveria korrupsioni është kancer, por opozita duhet të fokusohet tek idetë e reja, sesi do të ishte Shqipëria nëse PD do ishte forcë qeverisëse” .

Continue Reading

Politike

“Kam një tufë komunistësh që më votojnë”, Duka: Duhet të futem te sqetulla e Berishës…

Endri Shabani shprehet në Repolitix mbrëmjen e sotme se Rama është gjithnjë fitues prej sistemit të padrejtë zgjedhor, pasi në 8 vite Rama dhe PS nuk kanë kaluar 48% të votave.

‘Edi Rama kampioni i madh i zgjedhjeve, ka 8 vjet që nuk e kalon 50%. Ka 48%. Sistemi zgjedhor nuk është e dorës së dytë. Me një tjetër formulë, do ishte o në opozitë ose në koalicion. E ka bërë sistemin që ai merr 5 apo 6 mandate që nuk i takon. Sistemi zgjedhor është dizenjuar për ti dhënë avantazh partisë më të madhe. Është dizenjuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Për të lënë jashtë çdo konkurrent me lista të mbyllura dhe kundërshtarë të jashtëm. Ky gjigandi i madh nuk ka guxim të konkurrojë me një sistem tjetër. ka bërë 52%, e ka penguar zotëria në mënyrë të  njëanshme koalicionet. Ka ndarë rajonet në mënyrë artificiale. Një mandat që duhet të kishte marrë Nisma Thurje në 2021, i ka shkuar Ramës. Koalicionet i ka hequr me ligj’, tha Shabani.

Nga ana tjetër, Ibsen Elezi thotë se koalicionet që lejon tashmë sistemi zgjedhor janë të tilla që nuk lejojnjë prodhimin e një shumatore votash.

‘Po mblodhe parti të kundërta nuk prodhon shumatore. Po mblodhe PD dhe LSI nuk prodhon shumatore’, shprehet Elezi.

Shabani shton se sistemi mund të bëjë që ai dhe Berisha të kandidojnë në të njëjtën listë. Në këtë mënyrë firorjnë një shumicë votash.

‘Imagjino të futet në një listë unë e Sali Berisha, a dal deputetë. Qytetari që nuk do të shohi as Sali Berishën as Ilir Metën as Edi Ramën. Ia ka heq të drejtën. I ka thënë futi tek xhepi i njërit prej tyre. Të bëjë një sistem të drejtë për qytetarin e zakonshëm’, shton Shabani.

Duka thekson se Rama i do për vete tepsinë dhe timonin, duke mbyllur çdo rrugë për të rinjtë në politikë dhe partitë e reja.

‘Kam një tufë komunistësh që më votojnë. Aty tek sqetlla e Berishës të jesh i sigurt që asfiksohen. Me siglën time kam identitetin tim. Jam para një fakti, ose të bëjë Pazar me Berishën, të hyj te sqetulla ose të bëj harakiri të dalë në vete. Edhe këta që vijnë me ide të reja, e kanë shumë të vështirë të hyjnë më vete. I kanë marrë frymën, nuk i lejnë. Si ka mundësi 4 mandate? Lëji Shqipërisë diçka. Leja mër burrë. Kaq shumë je i dashurum me pushtetin. I do vetëm, tepsinë vetëm, timonin vetëm. Mundet me sistemin e drejtë. Nuk e di aty brenda llojit, si nuk ka mundësi të mos flasi’, thotë Duka.

Continue Reading

Politike

“Të mos lejojë të afrohet në PD Argita dhe dhëndri”, Lesi: Berisha s’duhet të kandidojë për kryeministër

Nikollë Lesi e quan një vendim të drejtë atë të Apelit për t’ia kthyer vulën dhe logon e PD Sali Berishës, por për këtë ai thotë se ish-kryeministri duhet të falenderojë Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, pasi prej tyre arriti që ta fitonte këtë ‘betejë’.

I ftuar në Top Story, ai u shpreh se ajo që duhet të Berisha nëse do të dojë që PD të ftojë në zgjedhje, është që të mos kandidojë ai për kryeministër dhe të mos lejojë që të futen në parti vajza dhe dhëndri i tij.

“Vendimi ishte i duhuri, Berisha pas kësaj duhet të falënderojë shumë Bardhin dhe Gjekamrkajn se pa këtë grup nuk e merrte dot vulën. Berisha pas kësaj duhet të deklarojë publikisht se nuk do jetë kandidat për kryeministër i PD.

Unë e shoh të vështirë për të fituar PD. Po ashtu duhet të thotë se as Argita dhe as dhëndri nuk duhet të futen në PD. Argita është juriste shumë e mirë, por nuk ka pse afrohet në PD, fare!

Nëse do të vijë PD në pushtet, Berisha duhet të deklarojë në mënyrë kategorike të shpalli qeveri në hije, që do ishte e përbërë nga emra që nuk janë servilë të tij. Një qeveri me Bardhin, Palokën, Tabakun, Alizotin, Alimehmetin, Këllçin, Boçin, Gjekmarkajn.

Ky është një ekip që mund të ngjallë një shpresë. Janë emra me integritet. Mund të prekin elektoratin gri. Saliu e ka bërë epokën e vet, duhej të kishte ikur që në 2013. Ka ngelur për arsye të ndryshme. Le të ngelet kryetar i PD, por jo kandidat për kryeministër”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Meta: Shqipëria ka barrën më të lartë për biznesin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se taksimi i profesioneve të lira është ekstremisht i lartë dhe është një taksim i padrejte.

Ne një tryezë të zhvilluar me profesionistët e lirë, Meta u shpreh se “Shqipëria ka barrën me të lartë për biznesin përfshi dhe për profesionet e lira”.

Meta u shpreh se sistemi aktual i taksave vazhdon të jetë kompleks dhe i fragmentuar, me shumë përjashtime dhe trajtime preferenciale, dhe penalizuar profesionet e lira.

Ai po ashtu theksoi se Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskal, që sipas tij do të ketë këto garanci:

“Sistem fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmangie dhe evazion.

Uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.

Një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe me një numër sa më të vogël të taksave.

Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me norme tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”.

Fjala e Ilir Metes

Taksimi i profesioneve te lira ekstremisht i larte eshte nje taksim i padrejte

Shqiperia ka barren me te larte per bisnesin perfshi dhe per profesionet e lira

Normat e taksave kanë një ndikim thelbësor mbi bizneset, duke ndikuar në përfitimin e tyre, vendimet për investime dhe shëndetin e përgjithshëm financiar.

Norma e tatimore e tatimit te te ardhurave te koorporatave eshte nga me te lartat ne rajon. Shqiperia ka normen tatimore 15%, kur nderkohe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Bosnja – Hercogovina kane nje norme taimore ne 10%. Ndersa ne Malin e Zi varion nga 9 deri ne 15%
Norma tatimore e tatimit ne burim eshte perseri nga me te larta ne rajon. Shqiperia ka nje norme tatimore ne burim ne 15%, ndersa Kosova, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercogovina kane nje norme tatimore ne 10%.
Norma tatimore e profesioneve te lira ne Shqpei eshte mbi dy here me e larte se vendet e rajonit. Norma tatimore ne Shqiperi eshte pershkallezuar nga 15 deri ne 23%. Ndersa ne Kosove dhe Malin e Zi norma tatimore eshte 9%. Dhe ne Maqedonine e Veriut dhe Bosnje Hercogovine eshte 10%
Norma tatimore standarte e TVSH eshte peresri me e larte krahasuar me vendet e rajonit. Ne Shqiperi norma standarte eshte 20%, kur nderkohe ne Bosnje – Hercogovine eshte 17% dhe ne Maqedonine e Veriut dhe ne Kosove eshte 18%
Tatimi mbi page eshte progresiv dhe normat tatimore jane me te larta ne Shqiperi. Norma tatimore ne Shqiperi varjojne nga 0% ne 23%, ne Malin e Zi nga 0% ne 15%, ne Kosove varion nga 0% en 10% dhe ne Maqedonine e Veriut dhe Bosnje Hercogovine norma tatimore eshte 10%
Sistemi aktual i taksave vazhdon te jete kompleks dhe i fragmentuar, me shumë përjashtime dhe trajtime preferenciale, dhe penalizuar profesionet e lira.

Ekzistojnë disa shqetësime kryesore të sistemit aktual të taksave që po thellojne pabarazine ndermjet bizneseve dhe stimulojnë shmangjen e detyrimeve tatimore, dhe rritj

Ne paketen fiskale te miratuar per vitin 2024, Qeveria miratoi ligjin per taksimin e profesioneve i cili krijon diferencime ndermjet subjekteve duke i tatuar profesionet e lira me te ardhura mbi 14 milion ne 15% dhe mbi 14 milion ne 23%
Profesionat e lira do te tatohen ne 15% me te ardhura deri ne 14 milion leke kur nderkohe bisnesi i vogël me te njeten njvel te ardhurash eshte i përjashtuar.

Profesionet e lira do te tatohen ne 23% me te ardhura mbi 14 milion leke kur nderkohe bisnesi po me tenjejten nivel te ardhurash mbi 14 milion leke do te tatohet ne 15%
Kur nderkohe qe profesionet e lira tatohen ne 23% Qeveria ka perhashtuar nga tatimi mbi fitimin per hotelet me 4/5 për një periudhë deri në 10 vjet

Kur nderkohe qe profesionet e lira do te tatohen ne 23% Qeveria pa përjashtuar dhe krijuar lehtësira fiskale per per projektin e portit te Durresit

Kur nderkohe qe profesionet e lira do te tatohen ne 23% Qeveria pergatitet qe te miratoje përjashtimin dhe te japë te gjitha lehtesirat fiskale per kompanitë e prodhimit te armeve
Barres fiskale te taksave qendrore i jane shtuar dhe rritja e taksave ne nivelin lokal

Bashkia e Tiranes ne periudhen 2015 – 2019 ka shtuar taksen mbi pasurine per sa i perket taksimit te truallit, taksa e ndikimit ne infrastrukture te ndertimeve publike, te legalizimit dhe te banesave ne zonat malore, si dhe taksa e infrastruktures arsimore.
Bashkia e Tiranes ka rritur gjithashtu ne menyre te konsiderueshme numrin e tarifave.

Taksa e prones ka pasur rritje ne rreth 2.5 here per m2 per siperfaqet e banesave, ne rreth 1.5 here per m2 per siperfaqet per tregti dhe sherbime, ne 2.6 here per m2 per siperfaqet ne fshatrat turistike nga vitit 2019 krahasuar me periudhen e meparshme
Taksa e tabeles per identifikim ne 318 here per tabelat deri ne 4m2, per reklamim elektronike nga 1.5 here deri ne 2 here

Taksa e ndikimit ne infrastrukture ka pasur rrritje te dyfishte deri ne 10 here mesatarisht , ne nje rritje ne 2.7 here per shkak te shkalles tatimore nga mesatarisht 3 % (2-4%) ne 8%, dhe nje rritje ne rreth 4 here nga rritja e bazes se taksueshme nga vlera e investimit per m2 ne vleren e shitjes

Tarifa e pastrimit eshte rritur ne 15% per familiare, ne mbi 2.3 here per biznesin e vogel dhe ne mbi 2.5 here per biznesin e madhe
Tarifa e hapsire publike eshte rritur ne 10 here per biznesset dhe ne 10 here per panairet

Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskale me qëllim garantimin:

E një sistemi fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmagie dhe evazion.

Uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.
Një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe me një numër sa më të vogël të taksave.

Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me norme tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING