Connect with us

Aktualitet

Sejamini: Mos kandido për kryetar, hapja rrugën të rinjve. Berisha: Liria nuk ka moshë, projekti im na sjell në pushtet

Sali Berisha nuk e përjashton kandidimin për të qenë në krye të PD-së. Ai tha se vetëm projekti i tij do të sjellë PD në pushtet.

Neritan Sejamini: Të hapet gara për të rinjtë?

Berisha: Vizionin unë e kam shpallur, hapja e partisë demokratike. Hapja ndaj ccdo kontributi në këtë parti. Të ketë një hapje drejt vlerave të larta, të përkushtimit të madh. Ka sot në Shqipëri potenciale shumë të mëdha që largohen, lihen mënjanë. Në këtë kontekst, nëse unë kam një optimizëm në këtë projekt, kam pikërisht hapjen e PD-së. Hapja e PD-së, natyrisht është një proces i domosdoshëm për të marrë përsiper eficcente. Mund të marrësh pushtetin por nëse nuk ke eficcensë pëson si Edi Rama, në 8 vite nuk ke asnjë arritje. PD është konservatore, e iniciativës së lirë. E kemi një trashëgimi. Kemi që në 93 si vendi me TVSH-në më të ulët. Fibra politike nuk krijohet menjëherë. Shumë prej tyre nuk kanë ambicie të kandidojnë për kryetar por t’i shërbejnë vendit tyre. Zgjedhjet për kryetar do bëhen. Kandidimi yt automatikisht të bën kryetar. Po t’i pyes, 90% e tyre do më thonë të kandidosh. Ccfarë të bëj unë?

Neritan Sejamini: Mos kandido. Sepse misioni është për të ndihmuar opozitën kundër këtij regjimi.

Berisha: Ky është rikthim, rikthimet në histori kanë ndodhur. Dëgjova një politolog që thoshtë rikthime të djathta nuk kanë ndodhur.

Sejamini: Dua të jem i sinqertë. Ka shumë njerëz që bien dakord me këtë gjë që ti po bën gjë të mirë. Ka një pjesë tjetër që ata duan vizualisht diccka të re, pa mohuar rolin tuaj. PD në vitin 2022 duhet të përqafojë të renë. E reja lind kur hap rrugën.

Berisha: Liria nuk ka moshë. Kjo lëvizje ka në thelb lirinë. Asaj që thoni ju unë i kam dhënë përgjigjën më të merituar në statutin e partisë. Ai përcakton se jo vetëm kryetari që do votohet nga gjithë anëtarësia, por nëse fiton zgjedhjet, përsëri për t’u bërë kryeministër do të votohet.

Mehilli:  E keni vendosur që do bëheni kryetar?

Berisha: Jo nuk e kam vendosur, do kandidoj.

Sejamini: A njihni njerëz të denjë për kryetar?

Berisha: A ka njerëz të cilët kanë principe lidershipi? Ka jo pak. S’po them me shumicë të madhe. Ka burra dhe gra. Këta do  ta kenë shancin të konkurrojnë të lirë. Ky cunam që u ngrit me kaq shpejtësi, unë nuk mund t’i them që nuk jam. Unë do të jem i hapur për të gjitha kushtet. Unë kam pushtet moral jo ekzekutiv.

Sejamini: Po sikur ta drejtoni një vit dhe zgjedhjet të behen pas një viti? Sepse 22 marsi është shumë shpejt.

Berisha: Nëse më votojnë, unë garantoj se projekti im do jetë projekti i fitores. Shqiptarët votojnë Sali Berishën për kryetar partie dhe kryeministër. Se thotë zonja Kim nuk kemi të bëjmë me të, unë i them ‘me popullin’. Do të ndërtoj marrëdhëniet më të mira me partnerët perëndimorë të Shqipërisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *