Connect with us

Bota

Sekretet e ‘Modelit të Merkel’ kundër pandemisë Covid-19

Pavarësisht masave të reja kufizuese të vendosura në vend që nga fillimi i nëntorit, numri i rasteve të reja me Covid-19 në Gjermani është rritur dhe virusi po  përhapet në zona të caktuara në mënyrë të pakontrolluar.

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19  ka shënuar një rritje të theksuar të numrit të infeksioneve, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 23.542 të infektuar dhe 218 viktima, ndërkohë që shkalla e infektimit mbetet në një përqindje rreth 0.9.

Në valën e parë  të infeksioneve Gjermania i bëri ballë më së miri duke i treguar botës që përdori një model strategjie shumë të mirë, që kishin bërë të mundur kombinimin e testeve masive dhe pajisjeve të forta spitaleve duke e kufizuar numrin e raste në 180.000 dhe atë të viktimave në 8500.  Por kjo zgjati shumë pak si kudo tjetër në Evropë dhe në botë, sidomos pas kthimit të qytetarëve gjermanë nga pushimet.

Rritja eksponeciale e infektimeve shkaktoi frikën për më të keqen. Që nga fillimi i pandemisë Gjermania ka patur 751.000 raste me korona virus, ndërkohë që vendi renditet mes  vendit 65 dhe 70, sa i përket shkallës së vdekshmërisë.

Në ditët e fundit ka patur një ngadalësim në valës e kurbës gjë që e bën Gjermaninë një rast të veçantë, duke na vënë të mendojmë se cili është sekreti i saj përballë pandemisë.

Janë tre arsye kryesore pse Gjermania ka pasur më shumë sukses në luftën kundër Covid-19 dhe ka opasur një numër më të vogël viktimash.

Gjermania ishte me fat, pasi u godit nga pandemia një muaj me vonesë në krahasim me vendet e tjera, kryesisht Italinë. Kjo e lejoi atë si shtet të përgatitej dhe të merrte masat e duhura. Të infektuarit u identifikuan në një fazë jo të avancuar të sëmundjes dhe kjo bëri të mundur trajtimin e tyre në kohë. Gjermania në fillim të tetorit bënte mbi 1 milion tamponë në javë ndërsa sot 1.6 milion tamponë.

Por çelësi i vërtetë i suksesit të modelit gjerman janë 1925 spitalet të cilët kanë një sistem gjysmë-publik dhe ka rreth 6700 shtretër falas për kujdes intensiv për çdo rast të ri të Covid-19.

Një faktor tjetër kryesor për parandalimin e virusit është dhe kultura e konsensusit qytetar e cila e njeh respektimin e ligjit të një vendi dhe respekton marrjen e masave.

Shpërthimi i valës së dytë ishte befasues dhe numri i infeksioneve po ashtu. Deri ne fund të muajit ashtu si dhe në vende të tjera në botë dhe Gjermania parashikon mbylljen e bareve, restoranteve, palestrave, kinemave si dhe janë të ndaluar takimet private me më shumë se 10 veta, përkatësisht deri ne dy familje. Shkollat dhe çerdhet mbeten të hapura. Qeveria federale e shoqëroi bllokimin e ri me një paketë prej 10 miliardë eurosh të tjera që do shkojnë për kompanitë e prekura. Përfitimi i papunësisë zgjat deri në janar dhe kompenson deri në 80% të pagës për çdo punonjës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *