Connect with us

Pinknews

Selena Gomez flet për herë të parë për Hailey Bieber

Selena Gomez ka folur për herë të parë për fotot që bëri me Hailey Bieber muajin e kaluar. Dy vajzat, që janë komentuar shumë për raportin që kanë për shkak të Justin Bieber, pozuan së bashku në një event në Akademinë e Muzeut të Filmit muajin e kaluar dhe fotot bënë xhiron e botës.

Kështu, Selena, e cila ka qenë e lidhur me Justin, dhe Hailey, gruaja aktuale e tij, i treguan botës se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. Në një intervistë, e pyetur lidhur me këtë, Selena tha se fotot nuk ishin ndonjë gjë e madhe. “Po, nuk është një punë e madhe”, tha aktorja dhe këngëtarja për Vulture.

Selena Gomez Hugs Hailey Bieber After Ending Feud Rumors: Photos

Fotot erdhën vetëm disa javë pasi modelja mohoi thashethemet se ka qenë ajo arsyeja e ndarjes së Justin me Selenën. Hailey u shpreh se ajo dhe Selena madje kishin folur me njëra tjetrës pasi u martua me Justin dhe se nuk kishte asnjë dramë mes tyre.

Titulli: Hailey Bieber dhe <a href="https://people.com/tag/selena-gomez/" data-inlink="true">Selena Gomez</a> marrin pjesë në Gala-në e Dytë Vjetore të Muzeut të Filmit të Akademisë, Prezantuar nga Rolex Photo Credit: Tyrell Hampton

Pinknews

‘Nuk e kisha përjetuar asnjëherë’, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, foli sërish për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem.

Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, për të cilët shpesh është ngritur pyetja se a janë bashkë, apo janë të ndarë.

E pyetur nga Bora Zemani se si qëndron e vërteta, Sara zgjodhi të mos thotë diçka konkrete, duke i lënë sërish ndjekësit në dilemë.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, thotë ajo.

Fituesja e DWTS dha edhe një mesazh për nënat single, ku shprehet se e di mirë se si është të rrisësh një fëmijë pa partnerin.

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Pinknews

Lei Kraja nis pushimet, “djeg” rrjetin nga pozat provokuese me bikini

Fillimi ditëve të nxehta të verës e ka gjetur moderatoren Lei Kraja në Turqi, aty ku dhe po shijon detin, rrezet e diellit dhe momentet e relaksit.

Trupi i Leit tashmë është komentuar gjërësisht dhe të gjithë e dinë që ka super forma të cilat moderatorja në asnjë moment nuk nguron t’i publikojë në rrjet.

Së fundmi ajo ka ndarë disa foto me bikini, ku bien në sy linjat e saj.
“Beach Babe”, ka shkruar Lei e ndërkohë i ka lënë vend ndjekësve për të komplimentuar trupin me format që bien menjëherë në sy.

Lei Kraja nis pushimet, “djeg” rrjetin nga pozat provokuese me

Continue Reading

Pinknews

‘Më ngjan mua’, Arbër Hajdari zbulon për herë të parë emrin e të bijës

Për herë të parë Arbër Hajdari ka treguar emrin që i kanë vendosur të bijës, si dhe portretin e vogëlushes.

 

I ftuar në “Cherry on Top” ai rrëfeu emocionet e prindërimit, teksa tha se vogëlushen e kanë quajtur Raina dhe se i ngjan atij.

 

“Më vjen keq i them bashkëshortes, por kjo më ngjan mua”, tha ai duke qeshur, teksa tha se uron që fëmija tjetër t’i ngjajë të shoqes.

Arbri tha se mezi ka pritur që të përfundojë spektakli i Big Brother, në mënyrë që të kalojë kohë me të bijën.

“Nuk kam mundur të kaloj kohë me të, përveç dy të dielave. Rriten shpejt dhe kanë nevojë vetëm për prezencën tonë”, tha ai.

Arbër Hajdari zbulon Vlerën, për herë të parë publikisht rrëfen historinë e dashurisë

Arbër Hajdari flet për lidhjen e dashurisë me vajzën e biznesmenit, zbulon si u njohën – Abc News

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, së shpejti drejt martesës

 

Continue Reading

Pinknews

E rrahu dhe e bëri për spital/ Teuta Selimi rikthehet sërish me bashkëshortin

Pak javë më parë, u publikua lajmi se këngëtarja e njohur Teuta Selimi kishte denoncuar bashkëshortin dhe vëllanë e saj për dhunë ndaj saj. Lajmi bëri bujë në mediat në Kosovë dhe në Shqipëri.

U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer bashkë.

Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”- thotë ai.

Lind pyetja, po vëllain e ka falur?

Continue Reading

Pinknews

“Për dashurinë dhe…”/ Egla Ceno vjen me një falenderim, por jo për Top Channel

Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio.

Egla ka reaguar shpesh herë këto ditët e fundit me disa shkrime në rrjete sociale e vetë pak më parë një falenderim ka ardhur nga ana e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur:

Falenderim special për “Team Egla Ceno” jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë kur isha brenda “BBV3”, por akoma më shumë tani që mbaroi. Ju garantoj që e ndjej energjinë dhe dashurinë tuaj. You rock folks. Faleminderit nga zemra. Ps: Jam mirë shihemi së shpejti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING