Connect with us

Kosova

Serbi – Kosovë, tensione me jehonë ndërkombëtare

Serbi – Kosovë, tensione me jehonë ndërkombëtare

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të takimit të Brukselit, vazhdon të marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, në këtë rast prestigjozes Euronews.

Në lagjen serbe të Mitrovicës, qyteti kufitar i ndarë në dysh, valëvitet flamuri i Serbisë dhe, nëpër lokale, atraksion është fjalimi televiziv i të dielës i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi me force se Beogradi do të mbrojë pakicën serbe në Kosovë.

“Ne do mbrojmë pakicën serbe, nëse NATO-ja nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe nëse forca paqeruajtëse e Kosovës (KFOR) nuk dëshiron ta bëjë këtë, do ta bëjmë ne”.

Nga ana tjetër, Josep Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, iu desh gjithashtu të pranonte dështimin e përpjekjes së ndërmjetësimit midis Vuçiçit dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, për të ulur (ose ndoshta zbutur) tensionet mes dy palëve në mënyrë të qëndrueshme.

Megjithatë, vetë Borrell konfirmoi se do të ketë bisedime të reja.

Ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë aleatin e saj Serbinë për të kryer një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës, e cila do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të largonte, të paktën pjesërisht, vëmendjen e botës dhe NATO-s nga lufta në Ukrainë.

Bashkimi Europian ka mbikëqyrur vite të tëra bisedimet e pafrytshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke deklaruar se ky është një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin eventual të Kosovës dhe Serbisë në bllokun evropian prej 27 shtetesh.

Nën hijen e shtatores së sundimtarit Llazar të Serbisë dhe matanë urës që ndan Mitrovicën, diskutimet zhvillohen në serbisht dhe shqip (dy gjuhët zyrtare) dhe tensioni është i dukshëm.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *