Kosova
Serbia po shkon drejt falimentimit/ Deklarata e fortë e analistit

Analisti Agim Krasniqi tha se qeveria e rizgjedhur e Serbisë duhet të dorëhiqej pas ngjarjes së Banjskës dhe se vetë Serbia po shkon drejt falimentit.
“Serbia pësoi humbjen e dytë më 24 shtator dhe qeveri që u rizgjodh duhet të ishte tërhequr. Ajo bashkë me Serbinë faktikisht po shkojnë drejt falimentit. Pse Bashkësia nderkombetare duhet ta ndihmojë që ajo të ripozicionohet? Veprimet e qeverisë së Kosovës janë adekuate, konform kushtetutës, por bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nisën në nivel teknik dhe më pas morën karakter politik. Interesi i Perëndimit lidhet me shqiptarët, ka një përplasje lindje-perëndim dhe është pikërisht perëndimi që e krijoi këtë shtet, që nuk duhet të ishte dizajnuar në këtë mënyrë duke e mbajtur peng me asociacionin” – theksoi analisti.
Krasniqi gjithashtu i ka quajtur qesharake reagimet e Serbisë teksa ajo me 27 shtator shpalli dite zie në nder të atyre që u vranë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.
Kujtojme se këtij vendimi iu bashkua edhe Lista Serbe e cila shpalli tre ditë zije të për të vrarët, ndonëse ata morën pjesë në një akt terrorist.
“Vetë fakti që shpallen ditë zie, i jep tjetër cilësim të gjithë ngjarjes. Ata s’e pranojnë që atje ka qenë një grup terrorist. Deklarata e Vuçiç se atje ishte organizuar komuniteti serb, është qesharake” – potencoi analisti
Kosova per sulmin terrorist ne Banjske akuzon Serbindhe presidentin Aleksander Vucic dhe Krasniqi thote se sulmi ishte një tentativë për të marrë kontrollin e Mitrovicës për t’i bërë presion Kosovës për të pranuar marrëveshjes për asociacionin.

