Connect with us

Politike

Shalsi takim me Kim: Folëm për shahun dhe…

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi takimin që zhvilloi këtë paradite me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat. Përsa i përket deklaratës së bërë më herët nga nëkryetarja e këtij komisioni, Sorina Koti, Shalsi tha se demokratja duhet t’i shpejgonte Kim se përse mbështeste non-gratat, referyar kryedemokratit Sali Berisha.

“Pata kënaqësinë ta mirëprisja në zyrë ambasadoren e nderuar të Shteteve të Bashkuara. Pëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku prioriteti numër 1 duke filluar nga java në vijim, do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi. Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas. Diskutuam edhe mbi shahun, mbi muzikën dhe artin që është gjithmonë i pranishëm në zyrën time. Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA. Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”- tha Shalsi ndër të tjera. 

Në takimin me ambasadoren amerikane, Eduard Shalsi tregon se kanë disktuuar për punën e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Përvec buxhetit të vitit 2023 dhe mbështetjes financiare për reformat, Shalsi thotë se folën edhe për artin, shahun e muzikën.

“Me Ambasadoren Amerikane

Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.

Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan  Shalsi.

Advertisement