Connect with us

Bota

SHBA, gara për kontrollin e Senatit

Të martën po votohet edhe për 35 vende të Senatit dhe shtatë prej garave janë të ngushta dhe rezultati i tyre pritet të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit.

Demokratëve u duhet tre vende nëse kandidati demokrat për president Joe Biden fiton Shtëpinë e Bardhë ose katër vendeve nëse Presidenti i SHBA Donald Trump rizgjidhet për një mandat të dytë, kjo pasi në një senat me numër të barabartë vendesh mes demokratëve e republikanëve 50 me 50, është vota e nënpresidentit ajo që bën diferencën.

Republikanët e Senatit aktualisht gëzojnë një shumicë prej 53 vendesh nga 47 që kanë demokratët. Ky është një vit më sfidues për republikanët pasi ata po përpiqen të mbrojnë dy herë më shumë vende sesa demokratët në këtë cikël zgjedhor. Vetëm një nga 12 vendet e Senatit që mbahen nga demokratët dhe që janë në garë për rizgjedhje këtë vit, vlerësohet se ka gjasa të fitohet nga një republikan. Sot amerikanët do të votojnë edhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *