Connect with us

Aktualitet

SHBA/ Mjekja shqiptare merr çmimin “2021 NP State Award for Exellence Recipient”

Mjekja shqiptaro-amerikane Lindita Vinca, me një karrierë profesionale të suksesshme në Connecticut të SHBA-së, merr çmimin “2021 NP State Aëard for Exellence Recipient” nga “Amerikan Association of Nurse Practitioners”.

Ajo është diplomuar për mjekësi në “Quinnipiac University” dhe është e angazhuar në fushën e dermatologjisë.

Lindita Vinca ka mbaruar studimet universitare në infermieri në Universitetin Shtetëror Ëestern Connecticut në 2007 si dhe fitoi diplomën e masterit në Praktikën e Avancuar të Infermierisë në 2012 në Universitetin Quinnipiac.

Më pas ka vazhduar studimet duke u diplomuar si Doktor i Praktikës Infermierore në Universitetin Quinnipiac në 2017-ën.

“NP State Award for Exellence Recipient” është një çmim që akordohet nga shoqata Amerikane e Mjekëve Infermierë (AANP) dhe u jepet çdo vit infermerëve që realizojnë praktikën më të mirë klinike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *