Connect with us

Bota

SHBA/ Rëndohet bilanci i vdekjeve nga moti i keq

Rëndohet bilanci i vdekjeve nga moti i keq në Shba.

Numërohen të paktën 50 viktima nga stuhia e borës në territoret lindore amerikane, të goditura nga një stuhi arktike e cila prej disa ditësh ka shkaktuar reshje të dendura bore, akull në rrugë dhe ngrica të thella.

Situata e krizës veçanërisht është e vështirë ku trashësia e borës ka arritur në 2.5 metra

Në harkun e 5 ditëve, ende gjysmë milioni amerikanë janë pa energji elektrike dhe ngrohje.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë dhe të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.

Advertisement