Connect with us

Aktualitet

SHBA/ “Shtëpia e Ballkanit” në Nju Xhersi

Në Clifton të New Jersey ekziston ajo që mund të quhet “Shtëpia e Ballkanit”. Bëhet fjalë për një restorant familjar “Cafe Bubamara” që i ofron klientëve të këtij qyteti në një atmosferë familjare, me elemente të ndryshëm të vendeve ballkanike .

“Vijnë njerëz nga Bosnja. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Turqia; dhe të gjithëve u pëlqejnë recetat tona sepse vijmë nga një vend ku ushqimi është i ngjashëm”, pronari i lokalit Alex Milic.

Bëhet fjalë për gatime si byreku, qoftet apo pitet të cilat kanë mbetur traditë që nga pushtimi osman në gjithë rajonin dhe janë shnderruar në pjatat e preferuara të klientëve që janë me origjinë nga këto vende

Për televizionin amerikna “ABC” Andjela, menaxhere e restorantit thotë se “Ndërsa rajoni mund të ndihet i ndarë, traditat dhe ushqimi priren të na mbledhin së bashku dhe familja ime dëshironte të krijonte një hapësirë ku të gjithë të mund të bashkohemi, takohemi, dhe të shijojmë ushqimet tradicionale”.

Qëllimi i këtij restoranti është të sjellë një ndjenjë ‘të shtëpisë’ për miqtë dhe fqinjët e tyre ballkanas.

dsh

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *