Connect with us

Bota

SHBA: Vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe efektive

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Moderna është e sigurt dhe 95% efektive, thonë rregullatorët, duke hapur kështu rrugën për autorizimin emergjent në Shtetet e Bashkuara.

Nëse miratohet nga paneli i vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), kjo mund të bëhet vaksina e dytë kundër koronavirusit që lejohet për përdorim në Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimi vjen një ditë pasi SHBA-ja filloi procesin e vaksinimit të popullatës me vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech.

Ndryshe nga vaksina Pfizer, modeli i vaksinës Moderna nuk kërkon që ajo të transportohet në temperatura shumë të ulta. Vaksina Moderna kërkon temperatura rreth -20 gradë Celsius për transport – të ngjashme me një frigorifer të rregullt.

Ajo e Pfizer kërkon temperatura afër -70 gradë Celsius.

Të dhënat për vaksinën e Moderna-s u bën publike nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të martën, përpara takimit të panelit të vaksinave ku pritet të vendoset për përdorimin e saj. Takimi pritet të mbahet të premten. Dokumenti me 54 faqe tha se nuk kishte “asnjë shqetësim specifik për sigurinë” dhe se reagimet serioze anësore ishin të rralla.

Nëse miratohet për përdorim këtë javë, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *