Connect with us

Politike

Shendeti i shqiptareve , ne det te hapur pa busull dhe pa timon

Shendeti i shqiptareve, shesh ku gatuan persheshin paaftesia dhe ligesia e qeverise!
Pandemia e COVID po shenon dite gjithnje e me kritike dhe me shifra te infektimit dhe humbjes se jetes qe njohin vetem rritje.
Nje situate e tille rendohet e thellohet gjithnje e me shume nga paaftesia e drejtimit, propaganda dhe kapja ekstreme e qeverisjes.
Asnje mase e ndermarre nga qeveria nuk ka dhene asnje rezultat dhe nuk ka ndikuar ne asnje nga treguesit e pandemise.
Rritja me dhjetra here e rasteve te infektuar me COVID eshte fakt si dhe rritja e vdekjeve po ashtu.
Edhe mbyllja e tre muajve te pare mars – maj duke mos bere testime sherbeu vetem per te fshehur te verteten dhe per justifikuar financimin qesharak per Pandemine sepse duhej te vazhdonte financimi i koncesioneve dhe inceneratoreve.
Kjo mbyllje mars- maj pa testime krijoi mundesine e perhapjes se heshtur te Pandemise dhe rendimit ekstrem qe po perjetojme.
Ezaurimi aktual i kapaciteteve te spitaleve pa ditur se ku shkohet po ndodh perpara syve te te gjitheve dhe kolapsi i sistemit po pervijohet qarte.
Eshte pa drejtim e gjithe shendetesia ne te gjithe sektoret e tjere, se pari ne kontrollin e semundjeve kronike, qe jane shkaktaret kryesore te vdekshmerise si dhe se dyti ne ndjekjen e vdekshmerise foshnjore dhe amtare.
Improvizime politike, propagandistike pa asnje baze shkencore keto jane te gjithe veprimet e ndermarra per pandemine te cilat kane renduar ne menyre kritike situaten dhe duke sjelle per pasoje nje kolaps te paevitueshem te sistemit shendetesor.
Kesaj analize bazuar mbi fakte dhe evidence qeveria nuk mund ti shmanget dot dhe pergjigjet propagandistike vetem sa rendojne krimin shteteror ne menaxhimin e pandemise.
Kryeministri dhe lloj lloj sharlatanesh qeveritare, llomotitin per pandemine duke percjelle mesazhe njeri me i gabuar se tjetri, duke shtuar e shumefishuar kaosin dhe konfuzionin dhe ky eshte nje faj i rendi i shtuar per seicilin prej tyre.
Shendeti i shqiptareve eshte shnderruar ne nje shesh ku gatuan persheshin e saj paaftesia dhe ligesia e qeverise.
Shendeti i shqiptareve eshte praktikisht ne mes te furtunes, ne det te hapur pa busull dhe pa timon.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Basha reagon pas takimit të Ramës me emigrantët: Nacionalizmi shterpë gjethja e fikut ku fshihet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore.

Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.

“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit. Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkruan Basha.

Continue Reading

Politike

Rama krahason operacionet “Fshesa” me genocidin e Çamërisë gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë në Greqi ditën e sotme para emigrantëve shqiptarë, në favor të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. I zhytur në djersë, Rama ka kujtuar gjatë fjalimit të tij operacionet ‘Fshesa’ që Greqia ka bërë kundër emigrantëve të paligjshëm, ku më së shumti ishin shqiptarë.

Rama në fjalimin e tij theksoi se shqiptarët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX. Në kulmin e fjalës së tij dhe i lodhur nga qëndrimi prej më shumë se dy orësh në këmbë, Rama e ngriti zërin kur foli për poshtërimin dhe përbuzjen që iu bë shqiptarëve të asaj kohë në vitin 1993 nga kryeministri i atëhershëm Konstandin Mitsotakis.

U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vakteve të pangrëna,” tha Rama.

Por ajo që nuk përmendi Rama është busti që ai vetë i ngriti Konstandin Mitsotakis në fshatin Derviçan të Dropullit vitin e kaluar. Gjatë fjalës së tij në përurimin e bustit, Rama thuri elozhe për ish-kryeministrin grek, edhe pse ishte ky i fundit ai që nisi operacionet ‘Fshesa’ ndaj shqiptarëve.

Konstantin Mitsotakis u burgos dhe u dënua me vdekje dy herë nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli falë shkëmbimit të 30 të burgosurve gjermanë me dhjetë të burgosur grekë. Për kontributet dhe aktet e tij të jashtëzakonshme të rezistencës, ai u dekorua dy herë pas luftës nga qeveritë e Greqisë dhe Britanisë së Madhe,” theksoi kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë përurimit të bustit.

Por me kaq nuk ka asgjë të keqe, deri në momentin kur Rama guxoi dhe krahasoi operacionet e viteve ’90-2000, me gjenocidin që iu bë shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas luftës së dytë botërore. Kjo pasi në operacionet ‘Fshesa’ emigrantët shqiptarë janë dëbuar nga Greqia dhe sjell në vendin e tyre, ndërkohë që ndaj çamëve iu është bërë masakër dhe gjenocid i pastër.

“Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë” tha Rama.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur.

Vetë shqiptarët e Çamërisë që kanë përjetuar gjenocidin, ende në ditët e sotme i kanë të freskëta masakrat, të cilat sipas tyre nuk kursyen as fëmijët dhe as gratë shtatzëna. U masakruan me armë të ftohta, me varje, zjarr, ndërsa bilancin e viktimave e rënduan edhe vdekjet nga kushtet e këqija të jetesës, uria dhe vështirësitë gjatë shpërnguljes.

Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame.

Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë. Për të ndihmuar refugjatët çamë, u angazhuan edhe institucionet ndërkombëtare, duke ngritur kampe në Shqipëri.

Continue Reading

Politike

“30 vite në këtë baltë…”/ Rama: Të mos humbasim kohë për orekset e pseudopatriotëve fodullë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se se rruga e vetme që duhet ndjekur është rruga e demokracisë. Rama shtoi se në gjithë këto vite, ka qëne më e lehtë shtoheshin konfliktet në vend që të punohej dhe bashkëpunohej për një shembull sa më të mirë në të gjithë rajonin. Ai tha se kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht.

“A nuk është më e ndershme që ta ndajmë atë që u përket popujve nga ajo që u përket shteteve. Atë që u përket shteteve nga ajo që u përket partive dhe atë që u përket partive për zgjedhjet e ardhshme dhe atë që u përket brezave të ardhshëm për cilësinë e paqes.

A nuk është më me rëndësi që Shqipëria dhe Greqia të bashkëndajë rrugën e prosperitetit në vend që të konsumojë kohë dhe energji për orekset e ca pseudopatriotëve fodullë dha llafazanë që i kemi me shumicë edhe këtej dhe andej?

Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne shqiptarët dhe greket që ta mësojmë dhe pranojmë një të vërtetë të thjeshtë se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufi. Të vërteten e thjeshtë duhet ta bëjmë shtratin e përbashkët. Fqinjësinë dhe baltën e mërisë e kanë llangosur shumë thellë.

Kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë shumë më tepër fryte suksesi dhe të bëheshim një shembull rrezatues për të gjithë rajonin”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Ligji i luftës/ Rama: Duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri

 Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Rama tha se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e NATO-s.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Politike

Rama mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruara greqisht: Të mos bëhemi armiq!

Në përfundim të takimit të mbajtur me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me një poezi të Naim Frahsërit të shkruar në greqisht, “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”.

Rama i kërkoi kryeministrit greg të mos bëhen armiq dhe të mos zihen, por të jetojnë në harmoni dhe paqe.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING