Aktualitet
Sherr masiv në Nishtulla të Durrësit, plagoset me sende të forta një grua dhe një burrë

Një sherr me mjete të forta ka ndodhur në Nish Tulla të Durrësit.
Si pasojë mësohet se janë dëmtuar dy persona, një prej të cilëve është grua.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa policia po kryen veprimet për procedimin penal të personave të përfshirë në sherr.

