Kosova
Sherri në Beograd, Hill dhe Vuçiç përballë/ Kërcënimet dhe Kosova në rrezik
“Fatin e depozitave të litiumit në Serbi duhet ta vendosë populli serb dhe nuk i takon të huajve të thonë se çfarë duhet të bëjnë” – keshtu deklaroi ambasadori amerikan Christopher Hill dhe theksoi se litiumi është një mundësi e madhe, por që qytetarët e Serbisë duhet ta shohin vetë nese është kështu.
Hill tha se Serbia ka një vendburim litiumi që është një nga më të mëdhenjtë dhe më të mirët në Evropë dhe se nga kjo Serbia do të varet nëse do të jetë pjesë e së ardhmes së saj.
“Nëse kërkoni mendimin tim, mendoj se është një mundësi reale për popullin serb, por padyshim që serbët duhet të jenë të sigurt për atë vendim. Ata duhet të ndiejnë se me të vërtetë funksionon” – theksoi Hill duke shtuar se litiumi eshtë pjesë e së ardhmes.
Ai tha se Serbia është një vend i suksesshëm dhe i vogël dhe se kur vendet e vogla, siç u shpreh Hill, me gjashtë milionë e gjysmë banorë, kanë rezerva te tilla te medha të mineraleve të nevojshme, atëherë është e rëndësishme që ata të vendosin se çfarë të bëjnë me stoqet.
“Nuk po i them Serbisë se si të marrë vendim për këtë, sepse ajo ka zyrtarët e të zgjedhur kompetent. Serbia ka marrë shumë vendime dhe mendoj se vendimet që ka marrë deri më tani për shumë çështje e drejtojnë Serbinë në krahun e Perëndimit” – theksoi Hill.