Connect with us

Aktualitet

Sherri në klubin e natës në Palasë, reagon “Lollipop”: Nuk ka pasur as ar’më dhe as persona të lënduar

Klubi i natës,  “Lollipop” ka reaguar përmes një story në “Instagram” në lidhje me konfliktin e regjistruar mbrëmjen e djeshme. Klubi i natës ka sqaruar se nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar ndërsa thekson se nuk janë përdorur armë gjatë përleshjes mes personave të përfshirë në sherr.

Ata kanë theksuar se situata është menaxhuar nga stafi i klubit të natës dhe se gjithçka i është kthyer normaliteti. “Lollipop” shton se siguria e klientëve të saj mbetet prioritet.

“Lidhur me lajmet e qarkulluara në rrjete sociale dhe portale, dëshirojmë të sqarojmë se mbrëmjen e kaluar nuk ka pasur as armë dhe as persona të lënduar në ambientet tona. Situata është menaxhuar menjëherë nga stafi ynë dhe gjithcka eshtë kthyer në normalitet. Siguria juaj ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Ne do te vazhdojmë t’ju dhurojmë netë plot energji, kujtime të bukura dhe argëtim, ashtu siç kemi bërë ndër vite. Me respekt, Lollipop Club,” shkruhet në reagim.

Sherri në klubin e natës në Palasë, reagon

Çfarë ndodhi në “Lollipop”?

Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.

Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.

Advertisement