Kronike

Sherri që agravoi në plagosjen e 14-vjeçarit, zbardhet të tjera detaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e 14-vjeçarit ditën e djeshme në Korçë.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, mes dy minorenëve. Ata janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime.

Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni i “goditur” në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër. Sa i përket të plagosurit 14 vjeçar i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ajo çka thuhet nga policia është se minoreni nuk ka asnjë lidhje me dy të tjerët që kanë patur konfliktin mes tyre.

Ai ka shkuar me pjesën tjetër të grupit shoqëror, pa patur drejtpërdrejt lidhje me personat kryesore të këtij konflikti. Ende nuk ka të ndaluar apo arrestuar për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar 10 të rinj të dyshuar se janë përfshirë në konflikt.

TRENDING

Exit mobile version