Connect with us

Aktualitet

SHKODËR/ Bardh Spahia i Berishës drejt fitimit të bashkisë, mbi 2000 vota para kandidates së PS-së! PD e Bashës rënie drastike me 28%

Kur kanë mbetur edhe 25 qendra votimi nga 250 në total, në Shkodrës është drejt fitores kandidati i koalicioni Berisha-Meta, Bardh Spahia. Deri në këtë fazë, ai ka arritur që të marrë 18.244 vota, me një diferencë mbi 2000 vota nga vendi i dytë, kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni. Kjo e fundit ka arritur që të marrë 16.465 vota.

Zgjedhjet në Shkodër rrezikoheshin të përsëriteshin, kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet. Kodi Zgjedhor e përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Në rastin konkret, Bardh Spahia e ka kaluar me një diferencë më të madhe.

Ndërkohë në vend të tjerë është renditur kandidati i Lulzim Bashës, me vetëm 7090 vota.

Ajo që vihet re krahasuar me zgjedhjet e kaluara, PD ka pësuar një rënie me -28.74%, e ndërsa PS një rritje me 15.69%.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *