Kronike

Shkodër, shpërthim me tritol në garazhin e një banese

Një sasi eksplozivi është hedhur  në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një banese në Shkodër. Nga informacionet e para të policisë mësohet se ngjarja u shënua në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’.

“Në pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit A. U., 52 vjeç,  dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale” informoi sot policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

TRENDING

Exit mobile version