Connect with us

Rajon

Shokuese/ 40-vjeçari në Greqi gjendet i mbuluar me gjak

Një 40-vjeçar grek, Thanasis Kotlis, është gjetur pa shenja jete poshtë banesës së tij në Nikosia, teksa lidhur me mënyrën se si dyshohet se është vrarë ngjason me një skenar filmi.

Lidhur me këtë krim është arrestuar një 38-vjeçar, shoku i tij i dhomës. Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në banesë pasi kishte harruar gjërat e tij. Por siç kanë dëshmuar banorët e pallatit, ata kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta. 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.

Dyshohet se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat.

Advertisement