Aktualitet
Shpallën të pafajshëm Fatjon Muratin, gjykata zbardh vendimin
Gjykata e Tiranës, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në atë të “Arrestit në burg”, ndaj Fatjon Murati, emri i të cilit doli në masakrën e Fushë-Krujë. Masa është vendosur në mungesë të Muratit, ndërkohë bëhet e ditur se pas mbledhjes së provave të mbledhura është vendosur që Fatjon Murati të shpallet i pafajshëm për veprën penale
NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:
“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim Krimi”. Gjykata bën me dije se vendimi për Muratin është marrë pasi është konstatuar mosrespektimi i masës së sigurisë të caktuar më parë ndaj tij.
1. Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjyqtari i hetimit paraprak, ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar të gjitha provat dhe rrethanat e reja, të ndryshuara (të evidentuara qartësisht në vendimin e arsyetuar të gjykatës, në 22 faqe), në kushtet kur ka konstatuar zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 4-ërt i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Fatjon Murati
2. Në datën 20.01.2023, është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 4-ërt i Kodit Penal.
3. Mbështetur në kërkesën e bërë në séancë gjyqësore nga Prokurori i çështjes, gjatë gjykimit të kësaj çështje penale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në atë të “Arrestit në burg” në mungesë, caktuar ndaj të pandehurit Fatjon Murati, kjo për shkak të konstatimit të mosrespektimit të masës së sigurimit të caktuar më parë ndaj tij.
4. Me vendimin Nr. 1373, datë 30 Maj 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka disponuar me vendim përfundimtar, duke vendosur si më poshtë:
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit K. Gj. me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në zbatim të nenit 406/1 i Kodit Penal i ulet 1/3 e denimit, duke e dënuar të pandehurin K. Gj. perfundimisht 5 (pese) vjet burgim.
• Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur fillon nga data e arrestimit në flagrancë dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
• Deklarimin pafajshëm të të pandehurit Fatjon Murati, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K. Penal.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës F. K. për veprën penale të “Moskallëzim Krimi”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
• Të zbatohet neni 406/1 i Kodit Penal dhe të ulet 1/3 e dënimit dhe dënimin e saj me 8 (tetë) muaj burgim.
• Bazuar në nenin 63 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e zëvendësuar me 90 (nëntëdhjetë) orë punë në interes publik pranë Njësia Administrative.
• Puna në interes publik të kryhet brenda një afati prej 6 (gjashtë) muajsh, duke u detyruar i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
• Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, kthimin e sendeve të sekuestruara, asgjësimin e lëndës narkotike, asgjësimin e dokumentit të sekuestruar, kalimin në favor të shtetit të armës dhe municioneve.
• Detyrimet për shpenzimet gjyqësore dhe hetimore, në ngarkim të të pandehureve në mënyrë solidare.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit./ dosja.al
• U shpall sot, me 30.05.2023.”