Politike
Shpërndarja e materialeve zgjedhore/ Komisionerët e Alibeajt nuk paraqiten
Komisionerët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore sipas ligjit. Kjo gjë ka sjellë ngërç në ecurinë e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Deri më tani, PD në Gjirokastër nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me mungesën e komisionerëve në 29 qendra votimi.
Materialet janë tërhequr vetëm në 7 qendra nga 37 qendra votimi deri më tani. Komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.