Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në lokalin në Shkodër, shoqërohet në polici djali i pronares

Është shoqëruar në polici Aleksandër Fojleta, djali i pronares së lokalit në Shkodër ku shpërtheu. Tritoli.

Tre muaj më parë, djali i 46-vjeçares HajaFojleta ka plagosur lehtë me thikë dy persona. Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas ai u la i lirë.

Në pyetje për shpërthimin e lokalit janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Nuk dihet nëse shpërthimi në lokalin e 46-vjeçares ka lidhje me plagosjen me plagosjen me thikë ku është përfshirë më herët djali i saj, por policia vijon hetimet për zbardhjen e pistave.

Nga shpërthimi me tritol ditën e djeshme ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, pasi në momentin kur ka plasur lënda shpërthyese, nuk ka pasur njerëz aty pranë.

Shpërthimi me tritol në lokalin në Shkodër, shoqërohet

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *