Connect with us

Kosova

Shqiptarët spiunë të Serbisë në Kosovë dhe rrëmuja ballkanike e Edi Ramës

“Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, së bashku me prokurorinë dhe policinë, kanë përgjuar dhe mbikëqyrur për më shumë se një vit veprimtarinë anti-Kosovë të dy shqiptarëve nga Ferizaj dhe më në fund i ka arrestuar ata. Të dhënat e para njoftojnë se këta dy spiunë të BIA-s serbe, këta bastardë të regjimit të Milosheviçit dje dhe regjimit të Vuçiç sot, kanë qenë në lidhje me ish-shefin e BIA-s në Ferizaj dhe kanë tentuar të veprojnë sidomos në demantimin e Maskraës së Reçakut” – kështu shkruan analisti Enver Bytyçi në një shkrim autorial.

Sipas tij, “Ndërkaq reagimi i zyrës së shërbimit sekret të Serbisë për arrestimin e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, dëshmoi publikisht lidhjen e ngushtë dhe rolin destruktiv të këtij shërbimi në Kosovë, edhe përmes aktivizimit të spiunëve shqiptarë.

“Ajo që mund të thuhet, lidhet me faktin se këta spiunë kanë përçuar idetë dhe përfaqësuar interesat serbe në Kosovë. Kanë organizuar propagandë anti-shqiptare dhe anti- perëndimore. Kanë vënë në lëvizje tezat serbe të të drejtës së Serbisë për “sovranitet” në Kosovë. Kanë vepruar për të implikuar dëshmitarë për inskenimin e ngjarjeve të rreme që implikojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kanë vepruar aktivisht për ta paraqit shtetin e Kosovës si shtet të dështuar! Të gjitha këto sipas një skenari të shërbimit sekret të Beogradit” – ka deklaruar Bytyci

Sipas tij, “Shumë fakte janë të ditura dhe të tjera do të mësohen në të ardhmen. E rëndësishme është se Kosova për herë të parë po godet fort rrjetin e spiunazhit serb në këtë vend. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Beogradit kësisoj i priten fijet dhe nyjat e mbështetjes së tradhtarëve shqiptarë në Kosovë. Por a mjafton kjo? Gjithkush e di se Serbia nuk ka vetëm dy të rekrutuar në shërbimin e vet sekret në shqiptari. Ajo ka me dhjetëra, në mos me qindra. Nuk ka vetëm ish-doganierë e ish-policë, çka ishin këta dy që u arrestuan dhe demaskuan”

“Shërbimi sekret dhe shërbimi politik i Serbisë ka në Kosovë, në Shqipëri, te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në Luginën e Preshevës e Mal të Zi qindra shqiptarë të rekrutuar e të paguar për destabilitet dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Shërbimi politik i Beogradit ka rekrutuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Malit të Zi, për të cilin Gjukanoviç thotë se “e vetmja e mirë e tij lidhet me faktin se është shqiptar”, pra Dritan Abazoviç. Në nivelin politik këta dy kryeministra, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tyre në Kosovë, në BDI e gjetkë i shërbyen interesave serbe, duke përkrahur iniciativat e Beogradit. Këto iniciativa shkuan deri te Open Balkan dhe ndarja e Kosovës. Por jo vetëm kaq! Këta i shërbyen Beogradit edhe në format e tjera të ushtrimit të detyrës së tyre. Në historinë e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve do të shënohet si njollë e zezë përçarja që kryeministri i Shqipërisë i bëri skenës politike shqiptare, sidomos në Kosovë. Ndoshta ky ishte dhe mbetet ende shërbimi më i madh ndaj interesave politike dhe agjenturore të Serbisë në Ballkan” – ka shkruar analisti I njohur.

Sipas Bytyçit, “Nëse Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi propagndonin se “Masakra e Reçakut nuk ka ekzistuar”, kryeministri i Shqipërisë atë masakër dhe gjenocidin serb në Kosovë e përcaktoi si produkt “të një rrëmujë ballkanike”! Ndërkohë Bedri Shabanët dhe Muharrem Qerimët i shohim çdo natë në ekranet televizive. Ata provokojnë dhe përpiqen të ngjallin panik te shqiptarët. Modeli i kësaj veprimtarie ka të bëjë me përhapjen e mitit serb, sipas të cilit “Kosova dhe shqiptarët nuk munden ta përballojnë Serbinë”! Dhe për këtë arsye, duke u kapur pas kashtës së paqes dhe fqinjësisë së mirë, Baton Haxhiu arriti deri te rekomandimi që “Tash pas 20 vjetësh nuk kemi çfarë flasim për krime lufte të Serbisë në Kosovë”! E madje ai propozoi që në këmbim të paqes “Duhet të merremi vesh me Beogradin për ndarjen e Kosovës”! Kush i merr deklarata të tilla si rastësore dhe pa prapavijë së paku politike, por edhe jo politike, ai në fakt bashkëpunon me Serbinë dhe të punësuarit e saj në Kosovë, në Shqipëri e kudo gjetkë”…………………..

 

 

 

 

 

Advertisement